Vrasja e 20-vjeçares/ Policia greke: Ja kur e kuptuam që burri ishte vrasësi! Pyeti për t’u siguruar nëse…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia greke ka dyshuar që në fillim se autori i vrasjes së 20-vjeçares, në Glyka Nera të Athinës është piloti 32-vjeçar Babis Agnasatopoulos, pikërisht burri i saj.

Kreu i Policisë së Attikës, George Kalliakmanis thotë se që në fillim oficerët e kishin kuptuar që burri ishte vrasësi dhe nga ftohtësia e tij, kishin ngritur dyshime.

Sipas Kalliakmanis, oficerët e policisë që hynë në shtëpinë ku u krye vrasja në maj, zbuluan që në momentin e parë se kishin ndjenjën se autori i krimit ishte burri dhe sipas përvojës së tyre, përshtypja e nuk u gabonte.

‘Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Oficerët e policisë panë ftohtësi kur liruan pilotin. Autori i veprës dyshohet se nuk e dinte dhe pyeti nëse Caroline ka vdekur? Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë. Një oficer tjetër policie po më rrëfente se çuditërisht po i thoshte, ‘Më zgjidhni, po mbytem. Unë shpejt ia preva telat, pa mundur të kuptoj nëse ai po mbante nyjet, pa qenë i lidhur vërtet apo jo, normalisht.’ Rrobat në dollap u hodhën në mënyrë të tillë që dukej sikur ishte një grabitje.’’- rrëfeu ai.

Një ditë më parë piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos u arrestua nga policia greke për vrasjen e bashkëshortes së tij, 20-vjeçares Caroline në sy të foshnjës së tyre.

Pas shoqërimit në polici 32-vjeçari ka rrëfyer dhe pranuar vrasjen para hetuesve. Ai u mor në pyetje për 8 orë, ku më në fund pranoi ngjarjen, pasi provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.

Piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij kishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte. 32-vjeçari pranoi para oficerëve të policisë se natën e ngjarjes ishte zënën me gruan e tij dhe ajo i kishte thënë se do e merrte fëmijën dhe do ndahej, por kjo nuk ishte pranuar nga 32-vjeçari, i cili më pas e kishte mbytur atë në prani të foshnjes.

Lexo edhe :  13 fotografi që “shkruan” historinë e pandemisë në Spanjë

Piloti tha se kohët e fundit në çift ka pasur shumë sherre që përfunduan me vrasjen e gruas 20-vjeçare. Caroline, 20 vjeç u vra mesnatën 11 majit.


Të fundit

“Analiza e zgjedhjeve”, Partia Demokratike mbledh sot kryesinë

Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbledhë kryesinë për të bërë një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit...

Vrasja e 20-vjeçares/ Policia greke: Ja kur e kuptuam që burri ishte vrasësi! Pyeti për t’u siguruar nëse…

Policia greke ka dyshuar që në fillim se autori i vrasjes së 20-vjeçares, në Glyka Nera të Athinës është piloti 32-vjeçar Babis Agnasatopoulos, pikërisht...

Juventusi në zi, ndahet nga jeta legjenda e klubit bardhezi

Një flamur i Juventusit, fillimisht si lojtar dhe më pas si menaxher. Giampiero Boniperti, presidenti i nderit i “Zonjës së Vjetër”, u nda nga...

Operacioni “Bregdeti Ynë”/ Çuçi: 67 milionë lekë gjoba në Ksamil, Velipojë e Shëngjin

67 milionë lekë të reja gjoba janë vendosur deri më tani nga IKMT ndaj 44 subjekteve që kanë ndërtuar pa leje në bregdet. Shifrat...

Maksim Gorki, kritikuesi ndaj terrorit sovjetik, por dhe inicuesi i metodës së Realizmit Socialist

Maksim Gorki i pagëzuar si Aleksej Maksimoviç Peshkov, lindi më 28 mars të vitit 1868 në Nizhni Novgorod, Rusi, ishte shkrimtari rus, i njohur...

Lajme të tjera

Web TV