Kina, një sfidë apo kërcënim për marrëdhëniet transatlantike

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Almario Uka

 

Përgjatë kësaj jave u mbajtën disa samite të rëndësishme për të ardhmen e globit. SHBA-të udhëhoqën takimin e G7 në Cornwall të Anglisë, më pas Samitin e NATO-s në Bruksel, si dhe takimin kokë më kokë midis Presidentit Biden dhe Putin në Gjenevë. Në të tre këto ngjarje ra në sy nevoja për të bashkëpunuar në çështje me rëndësi globale si qasja ndaj Kinës, ndryshimet klimatike, emetimi i karboneve, lufta ndaj pandemisë apo Covid-19. SHBA-të dhe BE-ja u pozicionuan qartë në të njëjtën anë të medaljes duke ftuar vendet e Afrikës së Jugut, Indisë, Australisë dhe Koresë së Jugut. Qëllimi ishte i qartë: thirrje ndaj Kinës dhe Rusisë që të respektonin normat ndërkombëtare në të bërit biznes me Perëndimin dhe të respektonin të drejtat e njeriut në vendet përkatëse.  Por cfarë u diskutua konkretisht në këto takime të nivelit të lartë të udhëhequr nga partnerët transatlantik?

 

Samiti BE-SHBA ridimensionoi qasjen e përbashkët ndaj Kinës

Në takimin e mbajtur midis përfaqësuesve të nivelit më të lartë të BE-së dhe SHBA-së u diskutuan pika me rëndësi që kishin të bënin me Kinën:

në samit u diskutua themelimi i një Këshilli për Tregtinë dhe Teknologjinë, ku do të hartohet një platformë bilaterale mbi bashkëpunimin për politikat teknologjike dhe tregtare, si dhe bashkëpunimin me vendet që kanë përqafuar idenë e “modelit demokratik të qeverisjes dixhitale”. Çështje tjera që do të përfshihen janë standardet teknologjike, teknologjia gjelbër, siguria ICT dhe zinxhiri kritik i ofertës. SHBA-të dhe BE-ja kanë menduar të prezantojnë gjithashtu, Dialogun e Përbashkët të Konkurrencës Teknologjike dhe Aleancën e Teknologjisë së Gjelbërt

të dyja palët ranë dakord të konsultohen dhe të bashkëpunojnë për politikat e tyre përkatëse ndaj Kinës, duke ndjekur një qasje shumëplanëshe që përfshin “bashkëpunimin, konkurrencën dhe rivalitetin sistemik”

tregtia- Bashkimi Europian dhe SHBA-ja planifikuan të punojnë sëbashku në përmirësimin e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë që adresojnë “subvencionet industriale si një sjellje jo e drejtë e kompanive me pronë shtetërore”

demokracia- Bashkëpunimi transatlantik do të avancojë vlerat demokratike dhe do të sigurojë “rendin ndërkombëtarë të bazuar mbi rregulla”. Të dy aleatët mohuan autoritarizmin në të gjitha format e tij përreth globit dhe planifikuan të shtojnë sanksionet që lidhen me këtë çështje.

së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja ishte siguria. Kjo çështje u përfshi në axhendën e G7-tës dhe NATO-s, gjithashtu. Të dyja palët ranë dakord që të nisin një dialog të dedikuar sigurisë dhe mbrojtjes dhe të koordinojnë masat për të kundërshtuar dezinformimin.

Përfundimet e këtij takimi mund të jenë një paralajmërim i fortë i bashkëpunimit transatlantik për Kinë, nëse kornizat teknike do të përdoreshin në mënyrë efektive.

 

Kina, “pika më e nxehtë” e Samitit të G7-tës

Ndryshe nga herët e tjera, ky Samit i mbajtur në Cornwall të Anglisë kishte të ftuar Australinë, Afrikën e Jugut, Indinë dhe Korenë e Jugut. Këto të fundit janë vende të cilat kanë bashkëpunuar ngushtësisht me Kinën për interesat e tyre të ndërsjellta. Edhe njëherë, fjalën e mori Presidenti i SHBA-ve që adresoi disa çështje që lidhen me Kinën:

1-partneritet për infrastrukturën globale- diskutimet vazhduan mbi krijimin e një partneriteti për zhvillimin infrastrukturor rreth globit në vendet në zhvillim. Kjo nismë shihet si një alternativë e “Nismës Brezë dhe Rrugë” të Kinës. Nisma “Green Clean”, e cila pritet të marrë jetë në vjeshtë, do të jetë e nxitur nga vlerat, e udhëhequr nga tregu i lirë dhe e qëndrueshme

Lexo edhe :  Zbulohet ditari i 20-vjeçares së vrarë nga i shoqi: E dua shumë, por…

2-politika e jashtme- liderët shprehën shqetësimet e tyre mbi zhvillimet në Xinjiang, Hong Kong, ndërhyrja në Taivan dhe në Detin e Kinës së Jugut dhe Lindjes, dhe mbështetën një rajon Indo-Pacifik “të lirë dhe të hapur”

3-politika ekonomike- vendet e G7-tës planifikuan të ndërmarrin një qasje të përbashkët që sfidon praktikat anti-treg të aplikuara nga Kina. Gjithashtu, u vendos kordinimi për të adresuar punën e detyruar “të grupeve vulnerabël dhe minoriteteve” në zinxhirin e prodhimit

4-qeverisja dixhitale- liderët shprehën mbështetjen e tyre për ekosistemin dixhital human-centrik dhe mbrojtjen për Internet të hapur dhe ndërveprues. Kjo politikë është pasojë kundërshtuese ndaj qasjes së Kinë për sovranitet dixhital

5-dhe e fundit, origjina e Covid-19- vendet e G7-tës bën thirrje për transparencë dhe hetim shkencorë që përfshinë Kinën.

Në deklaratën finale të G7-tës, që i referohet në mënyrë jo direkte disa aktiviteteve të Kinës, shprehet një qëndrim politik si mision për të mbrojtur vizionin e një rendi ndërkombëtar të sfiduar nga rritja e Kinës.

 

NATO e konsideron Kinën një “sfidë sistemike”

Samiti i tretë i nivelit të lartë për nga gjithëpërfshirja politike ishte samiti i NATO-s i mbajtur më 14 Qershor. Në këtë samit u prezantua axhenda “NATO 2030”, ku një rëndësi të veçantë mori ngritja e një pozicionimi të përbashkët të aleatëve dhe partnerëve ndaj Kinës. Edhe në këtë rast diskutimi u ngrit mbi pesë pika kryesore:

1-sfidë sistemike- për herë të parë, NATO i quajti ambiciet dhe aktivitetet e Kinës si një sfidë sistemike ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe zonave me rëndësi për aleancën

2-shqetësimet mbi sigurinë- aleanca shpreh shqetësimet mbi ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të Kinës dhe koordinimet e saj ushtarake me Rusinë për stërvitje të përbashkët në rajone Euro-Atlantike. Gjithashtu, u vu theksi mbi kërcënimet kibernetike, hibride dhe asimetrike sic janë, fushatat dezinformuese dhe ushtrimi i politikave dhunuese

3-dialogu- dokumenti zyrtar i samitit bëri thirrje për ndërtimin e një dialogu konstruktiv në fusha si ndryshimet klimatike, kontrolli i armatimeve dhe vuri theksin tek vlera e shkëmbimit të informacionit me Kinën

4-BE-NATO- bashkëpunimi zgjatet në fusha të tjera si ndërtimi i aftësive ripërtëritëse, zhvillimi i teknologjive, implikimet e sigurisë tek ndryshimet klimatike dhe kundërshtimi i dezinformimit

5-dhe e fundit, përgjigjja e Kinës- Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës e kritikoi samitin si një përpjekje e SHBA-ve për të krijuar “klika të vogla ideologjike ndaj Kinës”. Pekini shpreson që politika e BE-së “nuk do të rrëmbehet nga politika e gabuar e vendeve të tjera ndaj Kinës”.

Por, edhe pse NATO doli me një document dhe qëndrim zyrtarë mbi Kinën, ajo nuk ka gjetur akoma një konsensus të gjerë nëse është platforma e duhur për të ndërhyrë tek sfidat e kundër-sigurisë që paraqet Kina.

 

Në përfundim

E gjithë kjo javë takimesh, bisedimesh, dhe konkluzionesh të rëndësishme të drejtuara nga SHBA-të, i dhanë kësaj të fundit shansin për të rifituar besimin e aleatëve dhe partnerëve si lokomotiva e botës që drejton çështjet me rendësi globale. Kina dhe Rusia janë cilësuar, për herë të parë, qartësisht dhe përkatësisht si sfidë dhe kërcënim, ndaj vlerave demokratike dhe rendit ndërkombëtar të bazuar mbi rregulla. Megjithatë, botën e presin çështje urgjente dhe me rëndësi jetike siç janë ndryshimet klimatike, emetimi i karboneve, apo lufta ndaj pandemisë Covid-19 që nuk bëjnë dallim sistemesh demokratike apo autoritare që mund zgjidhen vetëm me pjesëmarrje dhe bashkëpunim gjithpërfshirës global.


Të fundit


Situata e COVID-19/ Hapje e kufijve për shqiptarët, por me kushte  

Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike shtesë dhe para se të ndërmarrin udhëtimin, qytetarët duhet të informohen mbi kushtet e...

Mblidhet kryesia/ PD pa “busull”, një këmbë në rrugë, një në Parlament

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në mbledhjen e djeshme përcaktoi “agjendën” politike për të analizuar zgjedhjet e 25 prillit që i paracaktoi për diskutantët...

Asociacioni mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA

Replika e kryeministrit Albin Kurti, në kërkesën e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas opozitës, mund...

Lajme të tjera

Web TV