Detajet nga atentati në Sarandë, biznesmeni është qëlluar mbi 20 herë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në Sarandë, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri një biznesmen, i cili për pasojë mbeti i plagosur. I plagosur fatkeqësisht mbeti dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

Biznesmeni i plagosur është Spiro Iljadhi, banues në Sarandë, i cili duket se ka qenë edhe shënjestra e sulmit. Autorët  mësohet se kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, i cili ka marrë plagë në barkë, ndërsa kalimtari në fundshpinë. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.

Fill pas ngjarjes të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar. Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, ndërkohë është bllokuar aksi dhe po mblidhen provat materiale. Po ashtu policia po këqyr dhe kamerat e sigurisë./Balkanweb


Të fundit

Detajet nga atentati në Sarandë, biznesmeni është qëlluar mbi 20 herë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në Sarandë, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar...

Plagosen 2 persona me armë zjarri në Sarandë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri orët e para të kësaj të diele në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 03:50 në...

Parashikimi i motit sot, dita nis me temperatura të larta

Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore nga veriu i kontinenti afrikan do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar. Për pasojë kthjellime dhe...

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2021

Dashi Kujtojini të dashurit tuaj se sa domethënie kanë për ju sot fjalët. Ato janë veçanërisht të fuqishme, ndaj mos i përdorni kot. Nuk është...

100 $ një pako kafe në Korenë e Veriut, Kim Jong Un ka probleme

Nga Joshua Berlinger & ;Paula Hancocks “CNN” Kim Jong Un tani ka probleme më të mëdha se sa Shtetet e Bashkuara. Ai ka dëshpërimisht nevojë të...

Lajme të tjera

Web TV