Gjermania hap nga sot kufijtë për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dita e sotme hiqen zyrtarisht kufizimet e udhëtimit midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, pas vendimit të kësaj të fundit më 18 qershor, për të miratuar rekomandimin e Këshillit Evropian për heqjen e kufizimeve me tre vende ballkanike.

Kështu, nga sot, shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të mund të kalojnë pa kufizime drejt shtetit gjerman.

Gjithsesi, për pjesën më të madhe të qytetarëve shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë, do të duhet të paraqesin sërish një test negativ ndaj Covid-19.

Të vaksinuarit plotësisht, përftojnë nga heqja e kufizimeve. Por, jo të gjithë. Gjermania, nga vaksinat në përdorim në Shqipëri, njeh vetëm ato nga Pfizer dhe AstraZeneca.

Një pjesë e mirë e qytetarëve ndërkohë, janë vaksinuar me vaksinat nga Sputnik V dhe Sinovac. Këta shtetas, kanë sërish nevojë të paraqesin test negativ ndaj Covid-19 ose një vërtetim që janë të shëruar nga virusi.

Për të shëruarit, vërtetimi duhet të jetë jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit. Një vërtetim të tillë mund ta paraqesin edhe persona që kanë kryer vaksinimin dhe kanë krijuar imunitet ndaj Covid-19. Pra, persona, të cilët kanë antitrupat.

Nga Ambasada Gjermane, përpos këtyre detajeve, bëhet me dije se janë Landet Federale, ato që vendosin mbi karantinimin e detyrueshëm. Kështu, çdo Land mund t’u kërkojë udhëtarëve një periudhë të caktuar karantinimi.

Dokumentet e paraqitura në kufi duhet të jenë në versionin e printuar ose digjital, për të mbartur vlefshmërinë e tyre./MCN.tv

 

Të fundit

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të...

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Lajme të tjera

Web TV