“Nënën ta vrava, tani e ke radhën ti”, 41-vjeçari vret gruan dhe tenton të mbysë djalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se meksikani Jaime Moises Rodriguez Diaz, 41 vjeç, pasi ka vrarë gruan ka tentuar të vrasë djalin e tyre 18-vjeç.

“Nënën ta vrava, tani e ke radhën ti”, mësohet t’i ketë thënë Diaz të birit, para se të tentonte të mbyste djalin me një rrip najloni. Policia njofton se Diaz, e shoqja dhe djali, kishin një muaj që kishin shkuar në Itali.

Ai punonte në një kompani vendase, ndërsa mësohet se gruan, Silvia Susana Villegas Guzman e vrau me thikë për faktin se dëshironte të ishte ai zëri autoritar në shtëpi.

Ata sipas mediave zakonisht kanë pasur grindje, ndërsa aktualisht, burri është arrestuar dhe pritet të dalë përpara togave të zeza, për të mësuar dënimin e tij.

Të fundit

“Thethi nuk ka nevojë për rruspa”, Vangjeli: Shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh me nota kritike në Log, News 24 ndaj aksionit të qeverisë në Theth për...

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV