Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se personi me inicialet L.A ka pësuar arrest kardiak.
“Durrës/Informacion paraprak: Më datë 20.06.2021, në orën 11:15, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi L. A., 41 vjeç, banues në Durrës, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak”, bën me dije policia e qytetit bregdetar.