Rama për procesin e kolaudimit: Do të ketë penalizime deri në dalje të përhershme të mjetit nga qarkullimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm mbi procesin e kolaudimit të mjeteve.

Ai ka bërë apel që drejtuesit e mjeteve të kontrollojnë dhe të riparojnë mjetet përpara se çdo udhëtimi, pasi në të kundërt do të jenë direkt përgjegjës, duke rrezikuar ndëshkime, të cilat fillojnë nga gjobat dhe deri në dlajen e përhershme të mjetit nga qarkullimi.

“Game Over! S’ka më shaka me kolaudimin”, shkruan Rama ndër të tjera, teksa tregon se nga 15.167 mjete të testuara në 15 ditët e para, 3454 mjete nuk e kanë kaluar kolaudimin.

Postimi i plotë:

NJOFTIM MBI PROCESIN E KOLAUDIMIT TË AUTOMJETEVE

Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:

?10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)

?1,156 Autobusa (8%)

?3,179 Kamiona (21%)

?617 Rimorkio (4%)

?120 Motomjete (0.8%)

?32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)

❌3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!

?2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!✅

?667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!

?180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!

RIPARONI NË AFATET LIGJORE MJETET RRUGORE! KONTROLLONI MJETIN PËRPARA ÇDO UDHËTIMI!

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 JU BËJNË DIREKT PËRGJEGJËS NËSE DILNI NË QARKULLIM ME MJET RRUGOR ME MANGËSI TEKNIKE OSE FUNKSIONALE!

Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI! S’KA MË “SHAKA” ME KOLAUDIMIN!

Lexo edhe :  Rama: Me hir apo pa hir, sipërmarrjet do financojnë për arsimin profesional!

GAME OVER

Të fundit

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm...

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Lajme të tjera

Web TV