Shqiptarja përdhunohet për orë të tëra nga bullgari në Greqi, ja si arriti të shpëtonte

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Sipas mediave helene, një sanitare shqiptare, mbi të 50-at, është përdhunuar për orë të tëra.

Ajo ka treguar përpara hetuesve, se ishte duke pastruar një pallat në Petralona, zonë qendrore të Athinës, kur një shtetas bullgar, e ka tërhequr me dhunë në apartamentin e tij dhe e ka përdhunuar, nga ora 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, kur ajo ka arritur të dalë në ballkon e të thërrasë për ndihmë.

Banorë dhe kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas raportimeve, autori, është arrestuar prej efektivëve disa orë më vonë.

Në lidhje me rastin, mbrëmjen e djeshme, rrugët e kryeqytetit grek janë mbushur nga aktivistë për mbrojtjen e grave, të cilët protestuan në lidhje me përdhunimin e 51-vjeçares shqiptare.

Kujtojmë që ky lajm vjen vetëm disa ditë pas pranimit të krimit të pilotit 33-vjeçar, Babis, i cili pranoi se ishte pikërisht ai vrasësi i 20-vjeçares Caroline, bashkëshortes së tij.


Të fundit

Rama: Sapo kanë mbërritur edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac

Sapo kanë mbërritur edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur...

Shqiptarja përdhunohet për orë të tëra nga bullgari në Greqi, ja si arriti të shpëtonte

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Sipas mediave helene, një sanitare shqiptare, mbi të 50-at, është përdhunuar për orë të tëra. Ajo ka...

Basha gati spastrimin në PD/ Kush ikën dhe kush vjen?

Lulzim Basha po nxiton të mbyllë me shpejtësi kapjen e çdo posti drejtues në PD dhe largimin e çdo zëri të fortë kritik që...

Rama për ‘France 24’: Na duhet drita jeshile, Shqipëria në betejë për të reformuar sistemin e drejtësisë

Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian në fund të qershorit. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për...

Pësoi arrest kardiak në plazh, ndërron jetë 41-vjeçari në Durrës

Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se personi me inicialet L.A ka pësuar...

Lajme të tjera

Web TV