Çelet ankandi për parqet eolike/ Rama: Po ngjitemi drejt asaj maje që shqiptarët meritojnë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, përmes një konference shtypi deklaroi se Shqipëria do të shfrytëzojë për energji elektrike, jo vetëm fuqinë e ujit, por edhe ato të erës.

Rama theksoi se prej ditës së sotme, ankandi për ngritjen e parqeve eolike në vend është i hapur.

Sipas kryeministrit, shfrytëzimi i këtyre dukurive natyrore, do të bënte që vendi jo vetëm të mbulojë me energji të gjithë vendin tonë, por të kthehet në një eksportuese e saj në rajon.

Kemi hyrë në fazën e një transformimi të rëndësishëm të sistemit tonë elektroenergjitë duke menduar dhe duke projektuar e realizuar diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike. Sigurisht që varësia nga moti është një varësi që e kemi bashkudhëtarë në këtë rrugë, si rezultat i prodhimit të përqendruar kryesisht te shfrytëzimi i fuqisë ujore, por edhe në këtë aspekt projekti i Sakavicës është një lajm i mirë, sepse na krijon mundësi të ulim varësinë nga moti, për shfrytëzimin e Sakavicës për të krijuar rezervë, për kohën kur s’ka shi dhe nga ana tjetër për të minimizuar fatalitetin e përmbytjeve të detyruara. Sot që flasim jemi në kantier në Parkun Anastas.

Të dy së bashku një fuqi e re e shtuar në sistem tonë elektroenergjitë që i shtohet edhe shfrytëzimi racional i burimeve të energjisë së erës. Do të ishte jo lehtësisht e realizueshme me standardet. Sukseset e pamohueshme të ankandeve të mëparshme, e kanë bërë Shqipërinë sot në këtë fushë një destinacion interesi për emrat më të mëdhenj të energjisë në botë.

Ne po ngjitemi drejt asaj maje që shqiptarët meritojnë dhe ne mund të arrijmë falë shfrytëzimit me mençuri dhe profesionalizëm të këtyre burimeve kaq të pasura natyrore. Kjo do të thotë që shfrytëzimi i energjisë dhe kthimin e vendit tonë në eksportues neto në rajon, e bën Shqipërinë në vizionin tonë 2030 edhe më të arritshëm”, u shpreh Rama.


Të fundit

Zgjedhjet lokale para gjyqit/ PD kërkon anulimin, Gjykata Kushtetuese jep verdiktin të mërkurën

E mërkura 23 Qershorit do ta gjejë të mbledhur Gjykatën Kushtetuese për të vijuar shqyrtimin e padisë nëse zgjedhjet...

Kryebashkiaku Erion Veliaj pret zonjën Avital Leibovich nga “AJC – American Jewish Committee”

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur sot zonjën Avital Leibovich në Bashkinë e kryeqytetit. "Qyteti ynë ka një histori unike të tolerancës dhe kontributit që ka...

Çelet ankandi për parqet eolike/ Rama: Po ngjitemi drejt asaj maje që shqiptarët meritojnë

Kryeministri Edi Rama, përmes një konference shtypi deklaroi se Shqipëria do të shfrytëzojë për energji elektrike, jo vetëm fuqinë e ujit, por edhe ato...

Befasia e merkatos/ Godet Interi, rrëmben yllin e Milanit

Hakan Çalhanoglu ka vendosur të qëndrojë në Milano, por jo më tek Milani. Turku është thuajse një lojtar i Inter teksa në vijim pritet...

Nuk kishte lekë të paguante biletën, plas sherri mes fatorinos dhe pasagjerit në urbanin e Kamzës (Video ekskluzive)

Një përplasje fizike ka ndodhur mes fatorinos dhe një qytetari në urbanin e Kamzës. Gjithçka ka nisur për arsye se pasagjeri nuk kishte lekë për...

Lajme të tjera

Web TV