“Imagjinoni çfarë bëhet atje lart”/ Artan Hoxha rrëfen arrestimin e gjyqtarit dhe trajnerit për trukime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar gjatë emisionit “Top Arena” ngjarjen ku u arrestuan një trajner dhe një gjyqtar për trukim ndeshje në Kategorinë e Dytë në kampionatin shqiptar. Ai shpjegoi se nga hetimet për trafik droge, në një përgjim ishte zbuluar edhe marrëveshja për manipulimin e ndeshjeve.

“SPAK-u kapi arbitrin e Delvinës dhe trajnerin e Përmetit. Kishin trukuar një ndeshje më 1 mars të vitit të kaluar, mes Selenicës dhe Përmetit. Ishte e vetmja ndeshje që ka gjykuar ai gjyqtari Qerim Ruci. Ndeshja në fakt ka dalë 0-1 për Përmetin. Ndeshja është luajtur në Fier.

Janë dënuar për gjestin, jo për sasinë e parave. Gjesti është i dënueshëm, trukim ndeshjesh. Por nuk është hera e parë që ndodh në kategoritë e ulëta. Mbani mend në Shkodër që u kapën për trukimin e ndeshjes Vllaznia B-Tërbuni. Pra kur trukohet edhe ndeshja e Selenicës, imagjinojeni se çfarë bëhet atje lart pastaj.

Selenica u tërhoq edhe nga kampionati se nuk kishte para as të paguante biletat. Por hetimi ka qenë për trafik narkotikësh, në përgjim e sipër doli arbitri dhe u kap”, shpjegoi ai ngjarjen e çuditshme të ditës së djeshme.

Të fundit

Gati projektligji, ja cilat do të jenë kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati një projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e...

Meta-Kryemadhi bashkë kundër SPAK, ndarje për politikë

Pas akuzave të forta të kreut të PL-së Ilir Meta, drejtuar kreut të SPAK-ut, ka mbajtur qëndrim edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Ajo...

“Mona ka pak probleme me kthjelltësinë”/ Meta se kursen Kryemadhin pas deklaratave

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklarat e bashkëshortes së tij dhe njëherazi deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi. Meta tha gjatë fjalës...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot

Sot, më 19 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.6 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.7 lekë. Franga zvicerane këmbehet në...

Natyra “thyen” luksin, pamjet që u bënë virale nga Dubai i përmbytur (FOTO)

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur pastrimin e rrugëve të përmbytura si pasojë e stuhisë së shiut që përfshiu vendin. Gadishulli Arabik u përball me...

Lajme të tjera

Web TV