Kosova midis vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë paraqiti të hënën planin e saj për shpërndarjen e 55 milionë dozave të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19.

Në mesin e vendeve përfituese gjenden edhe Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Derisa vazhdojmë të luftojmë pandeminë COVID-19 në shtëpi dhe të punojmë për t’i dhënë fund pandemisë në të gjithë botën, presidenti [Joe] Biden ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të jenë arsenal i vaksinave për botën”, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë.

Nga 55 milionë doza, 41 milionë do të shpërndahen përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, rreth 14 milionë do të shkojnë në Amerikën Latine dhe Karaibe, 16 milionë në Azi dhe 10 milionë në Afrikë.

Pjesa e mbetur do të shpërndahet në bazë të “përparësive rajonale” në vende si Kolumbia, Argjentina, Irani, Ukraina, Bregu Perëndimor dhe Gaza.

Kosova dhe Bosnje e Hercegovina do t’i marrin vaksinat nga shpërndarja e drejtpërdrejtë.

Nuk është e qartë se sa vaksina do të përfitojnë këto dy vende dhe kur do të arrijnë ato.

Vaksinat janë pjesë e një kontingjenti prej 80 milionë sosh, që presidenti amerikan, Joe Biden, është zotuar se do t’i dhurojë për të ndihmuar luftimin e pandemisë.

Plani për shpërndarjen e 25 milionë dozave të para është bërë publik në fillim të këtij muaji.

Ditë më parë, gjatë një samiti të grupit të vendeve më të industrializuara – G7, Biden është zotuar se SHBA-ja do të dhurojë edhe një miliard vaksina të tjera kundër sëmundjes COVID-19.

Të fundit

Dimër në pranverë/ Rikthehet dëbora në zonat malore, probleme në disa akse

Situata e motit të paqëndrueshëm, ka bërë që zona veri-lindore e vendit, të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore. Në...

Brian Austin Green ndan sekretin e tij për bashkë-prindërimin me Megan Fox

Aktori i ‘Beverly Hills, 90210’ tregoi se ka një sekret për ndarjen e detyrave prindërore pas ndarjes me ish-bashkëshorten Megan Fox. Së pari,...

Ja si do bëhet rritja e pensioneve dhe plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe problematikat që hasin të moshuarit....

Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari i Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit reflektoi ndryshimet e kërkuara nga...

Erë e fortë nxjerr mbetje nga Adriatiku, mbushet me mbeturina bregdeti i Durrësit

Era që ka përfshirë bregdetin e Adriatikut ka nxjerre në breg të detit sasi të mëdha mbeturinash plastike dhe jo vetëm. Në një gjatësi prej...

Lajme të tjera

Web TV