Prokuroria lëshon urdhër ndalimi për zjarrfikësin, ja kush është koka e trafikut të drogës Shqipëri-Zvicër

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë ka lëshuar një urdhër ndalimi për shtetasin Ndriçim Harka.

Nga dosja, rezulton se Harka, me detyrë zjarrfikës është përfshirë në hetimet e bëra nga autoritetet zvicerane si koka e grupit të trafikut të kokainës nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera për në Zvicër.

“Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, duke vepruar në mënyrë të fshehtë ka ngritur një skemë të mirëfilltë dhe mirëfunksionuese në formën e degëve të një peme të trafikut të lëndëve narkotike, droga të forta të llojit kokainë dhe heroinë, duke përdorur dhe paguar persona të tjerë si shtetas shqiptarë ashtu edhe shtetas të huaj, ndërkohë që vetë si persona organizatorë të këtij trafiku qëndronin në hije duke i shpëtuar kështu goditjeve nga organet ligjzbatuese”, thuhet në dosje.

Si rezultat i hetimeve 7 persona, pjesë e organizatës, rënë në prangat e policisë për trafik droge, shpërdorim detyre e pastrim parash.

Deri më tani janë kapur 3 kg kokainë, ndërsa për një transport ofronin 3500 euro. Grupi ishte aktiv që në vitin 2015 dhe është goditur pas përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren të aktivitetit kriminal.


Të fundit

Prokuroria lëshon urdhër ndalimi për zjarrfikësin, ja kush është koka e trafikut të drogës Shqipëri-Zvicër

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë ka lëshuar një urdhër ndalimi për shtetasin Ndriçim Harka. Nga dosja, rezulton...

21 qershor Festa Ndërkombëtare e Muzikës

Ministria e Kulturës së Francës ishte ideatore për këtë festë dhe caktuan datën 21 qershor si Ditën Ndërkombëtare të Muzikës. Qëllimi ishte për t’i...

Shqipëri 1997, Shqiptarët të zemëruar nga humbja e kursimeve të tyre në firmat piramidale

https://www.youtube.com/watch?v=iW_qYuhzYdg&ab_channel=FJALAWEB

Goditet rrjeti i falsifikimit të testeve të COVID-19, arrestohen 10 persona, 3 nga të cilët mjekë

Nga përgjimet në grupin e goditur për trafik droge është zbuluar edhe një rrjet i falsifikimit të testeve të COVID-19. Janë ndaluar 3 mjekë, 2...

Bujar Nishani sulmon Lulzim Bashën: Kryetar i paaftë dhe jo serioz

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani, njëherësh pjesë e grupimit “PËR PD” që kërkonte zgjedhje në selinë blu dhe largimin e Lulzim...

Lajme të tjera

Web TV