Dhjetë mijë lekë dy kafe dhe një ujë / Nuk jemi në Maldive as Bora Bora, por në Dhërmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I nxehti afrikan ka pushtuar Shqipërinë ditët e fundit dhe për t’i bërë disi ballë vapës zgjidhja më e mirë është bregdeti. Për fatin tonë të mirë riviera e pasur shqiptare na ofron një larmi vendesh ku mund të pushojmë buzë ujërave të Jonit ose Adriatikut.

Megjithatë, i nxehti afrikan duket se ka depërtuar edhe përtej resorteve apo lokaleve në kasat fiskale të lokaleve në bregdetin shqiptar, pasi faturat që ato nxjerrin janë tejet përvëluese për xhepin e qytetarëve. Në Dhërmi, në rast se dëshironi të konsumoni kafe me ndonjë të afërm ose mikun tuaj dhe ta shoqëroni me ujë, duhet të paguani 10 mijë lekë.

Po po mirë e lexuat, 10 mijë lekë. Nëse vetëm kafja e mëngjesit me ujin kushtojnë kaq, pushuesit nga fatura e drekës duhet të përgatiten për ndonjë shifër me shumë zero nga pas. Mesa duket pronarët e lokaleve në Dhërmi kanë vendosur të rivalizojnë ujërat e kripura të detit Jon që kanë përballë, me fatura ‘të kripura’.

Si çdo verë çmimet në bregdetin shqiptar kapin shifra të frikshme, por mesa duket Dhërmiu e ka nisur vrrullshëm këtë sezon dhe synon të kapë stratosferën me shifrat e tij. E këto ditë, sikur të mos mjaftojë i nxehti afrikan që po përvëlon vendin, faturat në Dhërmi po shkaktojnë ‘djegie të gradës së tretë’ në xhepat e qytetarëve.

Të fundit

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Lajme të tjera

Web TV