Pas kaq shumë kohësh italianët do të mund të “marrin frymë” sërish jashtë maskës së tyre anti-COVID.
Me 28 qershor, qeveria italiane vendosi që të lehtësojë masat anti-COVID, duke hequr detyrimin e mbajtjes së maskën në ambientet e jashtme.
Lajmin e ka bërë me dije, ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza, duke specifikuar se ky përjashtim nga detyrimi do të bëhet në “zonat e bardha”, ku rreziku i COVID-19 dhe numri i rasteve të reja të infektimit është minimal.
Aktualisht e gjithë Italia, përveç se një rajoni të vogël në veriperëndim të vendit është shpallur “zonë e bardhë”.
Megjithëse masat anti-COVID janë lehtësuar, maska do të vazhdojë të jetë një detyrim për qytetarët në ambientet e brendshme ku grumbullohen njerëz dhe hapësirat e transportit publik.
Pavarësisht se në valën e parë dhe të dytë të pandemisë, Italia ishte një ndër vendet më të prekura sa i përket pandemisë, aktualisht ka arritur të ulë ndjeshëm numrin e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 si pasojë e një procesi të qëndrueshëm vaksinimi.