“Më jep lekët e dëmit…”/ Ja si nisi sherri mes pronares së hotelit dhe çiftit në Livadh (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më herët gjatë ditës u bë publik një lajm se si një pronare hoteli në Livadh mbante peng një çift që kishin shkuar për të kaluar disa ditë pushim në hotelin e saj. Çifti që shoqërohej nga vajza e tyre u larguan nga hoteli ku po qendronin pasi nuk ishin të kënaqur me kushtet që ofronte hoteli, por një largim i tillë nuk është pëlqyer aspak nga pronarja. Ajo i ka prerë rrugën çiftit dhe nuk i ka lënë ata të largohen edhe pse ata ishin me vajzën e vogël e cila qante vazhdimisht.

Mësohet se pronarja e hotelit ku kishte qëndruar çifti merr në telefon Policinë pasi u ka prerë rrugën atyre dhe u kërkon paratë e saj me pretendimin se i kanë djegur çarçafët, ndërsa burri filmon gjithçka nga brenda mjetit.

Gruaja: Kemi rezervuar për dy netë apo jo?

Pronarja: Më jep lekët që më ke bërë dëm…

Gruaja: Kam bërë unë dëm.

Pronarja: Më ke djegur…Tani do më japësh lekët.

Burri: Kë ndjek ti nga prapa dhe i bllokon rrugën? Do dalësh si ai. Hajde këtu se do ta tregoj unë.

Pronarja: Po vjen Policia këtu lart.

Burri: Po, po pa merak.

Pronarja: Unë jam në Livadh, po më ikin njerëzit, më kanë bërë dëm të madh dhe s’po më japin lekët. Jam në mes të rrugës, se ndryshe më ikin pa paguar. Urgjent Policia lart!

Gruaja: Më jep faturën.

Pronarja: Po ta jap unë faturën. Nuk ta hap rrugën se ke ikur si hajdut.

Burri: Po, po. Pa merak se do dalësh në Facebook. Do ta shohësh ti.

Gruaja: Mami, lepurushe. Ajo teta është shumë e acaruar, ndaj ti do qetësohesh sepse dhe teta do qetësohet. Do vijë xhaxhi polici dhe do ta sqarojë sesi është e vërteta.

Lexo edhe :  Beleri/ Karamuço zbulon detajet: Kemi një shkresë të vitit 2008 që tregon...

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV