Ja përse ndjekim njerëz që nuk na pëlqejnë në rrjetet sociale!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shumica e njerëzve para se të flenë lajnë fytyrën dhe dhëmbët. Por cili është veprimi që shpesh nuk e përmendim? Sipas “Cosmopolitan” para se flemë kontrollojmë disa profile në rrjete sociale.

Ndonjëherë ju shihni profilet e njerëzve që s’ju pëlqejnë fare, urreni mënyrën si flasin, çfarë kanë veshur etj, por për një arsye soe një tjetër, herë pas here “vizitoni” profilet e tyre.

Kjo njihet si “social media stalking” ose “përndjekje në rrjete sociale” dhe kur e bëni për arsye se  nuk i keni qejf këta njerëz, njihet dhe si “hate-stalk”, ose “përndjekje nga urrejtja/mospëlqimi”.

Përpara se të ndiheni çuditshëm dhe të shqetësoheni, duhet të dini se nuk jeni vetëm. Madje, sipas gjasave, ndërkohë që ju po hyni në profilin e dikujt që s’ju pëlqen, dikush tjetër mund të jetë në profilin tuaj për të njëjtën arsye.

Me fjalë më të thjeshat kontrolli i profileve të njerëzve të tjerë është një shpërqendrim nga bota.

psikologe klinike Meghan Jablonski, shpjegon se kanalizimi i energjisë tuaj negative në një profil Instagram-i ose Facebook-u arrin të reduktojë shpejt stresin, trishtimin ose dhe ankthin.

Nxitja e egos suaj, duke gjykuar të tjerët mund të bëjë që truri të çlirojë dopaminë, e cila rregullon aftësinë tonë për të ndjerë kënaqësi. Kjo e fundit, bën që një ves/zakon të krijohet më lehtë.

Fatkeqësisht, ndjesitë e këqija që mund të keni nuk largohen përgjithmonë. Prandaj, lëshimi i “kësaj energjie negative” në rrjete sociale për pak “lumturi të shpejtë” nuk është zgjidhje.

Ndonëse mund të jetë deri diku e pamundur të mos kontrollojmë kurrë asnjë profil, le të përpiqemi ta kanalizojmë zemërimin tonë diku tjetër.

Lexo edhe :  Prokuroria lëshon urdhër ndalimi për zjarrfikësin, ja kush është koka e trafikut të drogës Shqipëri-Zvicër

Gjithashtu, le t’i bëjmë “like” vetëm postimeve që na bëjnë vërtet të ndihemi mirë me veten dhe na ndihmojnë, kështu “magjistarët” e algoritmit të rrjeteve sociale të na shfaqin më shumë këto postime që duam dhe që na duhen, se sa postimet që i urrejmë, por duam t’i shohim.

 


Të fundit

Ja përse ndjekim njerëz që nuk na pëlqejnë në rrjetet sociale!

Shumica e njerëzve para se të flenë lajnë fytyrën dhe dhëmbët. Por cili është veprimi që shpesh nuk e...

Nga porta në portë për 14.5 sekonda, Ronaldo lë gjurmë në sfidën me Gjermaninë

Pavarësisht humbjes së Portugalisë me rezultatin 2-4 ndaj Gjermanisë, sërish Kristiano Ronaldo ia doli të linte gjurmë në atë sfidë. Sulmuesi shënoi golin e...

Çfarë i ndodhi?! Moderatorja e njohur shqiptare përfundon në spital (Foto)

Elita Rudi duket se nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore ditët e fundit. Kjo është arsyeja që ka përfunduar në spital. Moderatorja ka publikuar...

“U tmerrova”/ Gruaja gjen 1 miliard dollarë në llogarinë bankare: Kisha vetëm 20 $

Një grua amerikane, teksa ka tërhequr 20 $ nga një ATM, zbuloi se në llogari, kishte plot 1 miliard dollar. Julia Yonkowski, është habitur kur...

Qeveria miraton fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

Qeveria ka miratuar fondin për ndërtimin e projektit të Teatrit të ri Kombëtar, duke i hapur rrugën nisjes së punimeve për shtëpinë e re...

Lajme të tjera

Web TV