Politikat, dhe zhvillimi i sektorit monetar, finaciar dhe fiskal në Kosovë…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Jakup Bellaqa

Një rol të rëndesishëm në zhvillimin ekonomik ka lujtur dhe po vazhdon të luajë është sektori monetar i Kosovës, ku sipas të dhënave statistikore në vitin e kaluar ka pasur rritje për 236.8 milonë euro, ku kryesisht ka ndikuar aktiviteti i sektorit bankar dhe sektorit të sigurimeve që reflektohet sidomos në aktivitetin në dispozita, ku si rrjedhojë ka qenë pikërisht transferimi i mjeteve nga sektori pensional (10 përqinshit) në llogari të qytetarëve dhe rritjes së nivelit të depozitave prej korporatave jo financiare.

Gjatë periudhës afatmesme, si dhe afatgjatë zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike, varet gjithashtu dhe nga zhvillimet në rajoin në sektorin monetar, ku ka pasur dhe ka zhvillime të ndryshme ekonomike, që kanë ndikuar në një rikthim të fuqishëm në periudhën e Covd 19 sepse janë rritur kërkesat për kredi, ndërsa në keto vite ekonomia monetare ka filluar për shkak të rritjes së aktivitetit ekonomik në sektorin bankar, dhe të kthehet në normalitet, por kjo do varet edhe nga kohëzgjatja dhe intensiteti i krizës aktuale, si dhe nga hapat që i ndërmarrin politikëbërësit për politikat monetare, financiare, dhe fiskale, që ndikon për ta adresuar këtë krizë”.

Po ti referohemi të dhënave statistikore burimore (zyrtare) sektori bankar gjatë vitit 2020 ka pasur trende të rritjes të aktivitetit, përkatësisht rritje të kreditimit, dhe zërave tjerë bilancor si paraja e gatshme dhe bilanci me BQK, si dhe bilanci me bankat komerciale. Asetet e sektorit bankar shënuan rritje vjetore prej 12.4, dhe arritën vlerën prej 5.35 miliardë euro.

Aktiviteti kreditor shënoi ngadalësim të rritjes, kryesisht si pasojë e krizës pandemike dhe efekteve të saj në ekonomi. Në rrethana, të rritjes relativisht të lartë të depozitave të arkëtuara gjatë vitit, si dhe në pamundësi të alokimit të mjeteve në kreditim, bankat angazhuan mjetet në zëra tjerë bilancor. Rritje të lartë vjetore kishin kategoria e parasë së gatshme dhe bilancit me BQK (rritje vjetore prej 27.0 përqind) dhe kategoria e bilancit me bankat komerciale (rritje vjetore prej 27.1 përqind).
Në kuadër të kategorisë së parasë së gatshme dhe bilancit me BQK, rritje kishin rezervat e mbajtura nga bankat komerciale në BQK, përderisa në kategorinë e bilancit me bankat komerciale, rritje kishte angazhimi i mjeteve në sektorin e jashtëm kryesisht në formë të depozitave të transferueshme. Pasiguritë dhe mundësitë e kufizuara për investim të mjeteve ndikuan që rezervat e mbajtura në BQK nga bankat të rritën për 34.6 përqind krahas vitit paraprak, përkundër vazhdimit të normës negative të interesit të aplikuar nga BQK mbi tepricën e rezervës obligative.

Lexo edhe :  Furgoni përmbyset në Qafën e Llogarasë, bllokohet rruga

Sektori nuk ka pësuar ndryshime strukturore në anën e aseteve ndër vite, me përjashtim të nënkategorisë së letrave me vlerë që shënoi rritje nga viti 2012 si rezultat i fillimit të tregut të brendshëm të letrave me vlerë dhe pjesëmarrjes aktive të bankave në këtë treg.
Stoku i letrave me vlerë shënoi rritje vjetore prej 11.0 përqind. Investimet e sektorit bankar në letra me vlerë të qeverisë së Kosovës u zvogëluan për 11.6 përqind krahasuar me vitin paraprak, ndërsa investimet në letrat me vlerë të qeverive të huaja, shënuan rritje prej 21.4 përqind. Aktiviteti i sektorit bankar vazhdon të financohet kryesisht nga depozitat e ekonomive familjare dhe korporatave jo financiare, të cilat në këtë vit shënuan rritje vjetore dyshifrore përkundër krizës së pandemisë Covid-19.

 


Të fundit

Politikat, dhe zhvillimi i sektorit monetar, finaciar dhe fiskal në Kosovë…

Nga Jakup Bellaqa Një rol të rëndesishëm në zhvillimin ekonomik ka lujtur dhe po vazhdon të luajë është sektori monetar...

Ja përse ndjekim njerëz që nuk na pëlqejnë në rrjetet sociale!

Shumica e njerëzve para se të flenë lajnë fytyrën dhe dhëmbët. Por cili është veprimi që shpesh nuk e përmendim? Sipas “Cosmopolitan” para se...

Nga porta në portë për 14.5 sekonda, Ronaldo lë gjurmë në sfidën me Gjermaninë

Pavarësisht humbjes së Portugalisë me rezultatin 2-4 ndaj Gjermanisë, sërish Kristiano Ronaldo ia doli të linte gjurmë në atë sfidë. Sulmuesi shënoi golin e...

Çfarë i ndodhi?! Moderatorja e njohur shqiptare përfundon në spital (Foto)

Elita Rudi duket se nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore ditët e fundit. Kjo është arsyeja që ka përfunduar në spital. Moderatorja ka publikuar...

“U tmerrova”/ Gruaja gjen 1 miliard dollarë në llogarinë bankare: Kisha vetëm 20 $

Një grua amerikane, teksa ka tërhequr 20 $ nga një ATM, zbuloi se në llogari, kishte plot 1 miliard dollar. Julia Yonkowski, është habitur kur...

Lajme të tjera

Web TV