Qeveria miraton fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka miratuar fondin për ndërtimin e projektit të Teatrit të ri Kombëtar, duke i hapur rrugën nisjes së punimeve për shtëpinë e re të aktrimit, e cila është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë.

Mësohet se me miratimin e fondit, ana procedurale konsiderohet pothuajse e përfunduar, teksa shumë shpejt pritet të nisë puna edhe në terren për ndërtimin e teatrit të ri, në të njejtin vend ku më parë ka qenë teatri i vjetër.

Projekti, tashmë i përfunduar dhe gati për të nisur nga zbatimi, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun.

Teatri i ri do të jetë disa herë më i madh se i vjetri dhe do të ofrojë kushte sipas të gjithë standardeve. Ai do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj.

Gjithashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

Po kështu, Teatri i ri Kombëtar, përveç ambienteve të tjera ndihmëse, do të ketë edhe një parkim nëntokësor që do i shërbejë kësaj godinë moderne.

Lexo edhe :  Rasti “Qyno”/ Artan Hoxha: Gjykata e Lartë penalizoi të gjithë gazetarët e terrenit

 

Të fundit

I keni ditur më parë? Njihuni me karakteristikat më toksike të shenjës së Peshqve

Peshqit janë shenja e fundit e zodiakut dhe njëkohësisht më e ndjeshmja. Por çfarë e bën këtë shenjë toksike? Çfarë...

Kërkon t’i shpëtojë eliminimit, Sara vishet si mashkull dhe propozon për martesë…

Sara Gjordeni ka gjetur një mënyrë interesante që të bëjë për vete publikun dhe për t’i shpëtuar eliminimit. Ajo është veshur si mashkull, ka kapur...

Nga banorët e rinj, deri te çiftet e shtëpisë, gazetarja analizon gjithçka mbi “BBV3”

Gazetarja Klotilda Harka ishte e ftuar sot në një emision televiziv për një analizë mbi “Big Brother Vip 3”, banorët dhe situatat e krijuara...

Ja si të ruani shëndetin në një mjedis pune toksik

Ishte argëtuese, derisa nuk ishte. Kur filloi punën e tij të re, Gareth ishte duke qeshur, kompania e tij po bënte gjëra emocionuese, ai...

E bujshme nga gazeta gjermane “Bild”, Bayern i beson pankinën ish-trajnerit të Realit

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Lajme të tjera

Web TV