Transportonin sirianët ilegalisht, arrestohen 2 persona në Fier

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar sot Besnik Krasniqi dhe Roland Jaho pasi u kapën duke transportuar 5 sirianë.

Dy personat e arrerstuar janë kapur në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm (sirianë), të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

 Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taksisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga Sektori i Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet furgon tip “Benz” po transportonte klandestinë drejt Tiranës, finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, në përfundim të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit B. K., 53 vjeç, banues në Durrës dhe R. J., 53 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë Rrugore, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm (sirianë), të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Historiani i njohur: Ahmet Zogu figura më pozitive në historinë politike të Shqipërisë

 


Të fundit

Transportonin sirianët ilegalisht, arrestohen 2 persona në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar sot Besnik Krasniqi dhe Roland Jaho pasi u kapën duke transportuar 5 sirianë. Dy personat...

Po shpërndanin drogë në Kukës, arrestohen 6 të rinj (Emrat)

6 të rinj të cilët shpërndarin kanabis në doza të vogla në Kukës janë arrestuar. Bëhet fjalë për të rinjtë Armond Cengu, 23 vjeç, Gentian...

Sot certifikohet 25 prilli! KQZ shpërndan mandatet e deputetëve në 12 qarqe

Pas procesit ankimor që përfundoi në Kolegjin Zgjedhor, ditën e sotme pritet që të vuloset rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve,...

Grerëza e Gështenjës, Shqipëria pëson miliona dollarë humbje

Dr. Abdulla Diku Gështenja është një ndër drurët më të rëndësishëm jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe si burimi më i rëndësishëm gjenetik i...

Vetëm dy çifte të sigurta në 16-she e Euro 2020, por mund të ketë finale të parakohshme

Euro 2020 mbyll këtë të mërkurë sfidat në grupe dhe plotëson më të fund kalendarin e ndeshjeve me eliminim direkt të turneut. Edhe pse...

Lajme të tjera

Web TV