Vetëm dy çifte të sigurta në 16-she e Euro 2020, por mund të ketë finale të parakohshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro 2020 mbyll këtë të mërkurë sfidat në grupe dhe plotëson më të fund kalendarin e ndeshjeve me eliminim direkt të turneut. Edhe pse janë mbyllur katër grupe, për shkak të rezultateve të ndryshme dhe formulës, janë vetëm 2 çifte që dihen me siguri se si do të luhen në fazën tjetër.

Itali-Austri dhe Uells-Danimarkë janë të vetmet sfida që dihet që do të luhen në ditët në vijim, pasi pjesa tjetër e ndeshjeve të 16-shes do të përcaktohen nga rezultatet dhe renditja përfundimtare në dy grupet që mbeten. Megjithatë, parashikohet që të ketë përballje spektakolare në fazën tjetër dhe finale të parakohshme.

Kjo për faktin e thjeshtë se Anglia do të presë në “Uembli” skuadrën e dytë nga “grupi i vdekjes” dhe në situatën aktuale, vendi i dytë i përket Gjermanisë. Ndërkohë, mund të ketë një përballje të mundshme mes Belgjikës dhe Portugalisë apo edhe Belgjikës e Spanjës, në varësi të pozicionimit në grupe që do të kenë këto skuadra.

Të fundit

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Lajme të tjera

Web TV