U mor në mbrojtje nga Garda, a u kërcënua ambasadori Soreca? Reagon delegacioni i BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të ruhet nga Garda e Republikës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku u vendos që në listën e personaliteteve që mbrohen nga Garda të shtohet dhe ambasadori i BE.

Por a ka patur kërcënime Soreca?

I pyetur nga A2 për ndonjë kërcënim të mundshëm, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë tha se nuk komenton mbi masat e sigurisë.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk komenton mbi masat e sigurisë, të cilat vendosen nga autoritetet përgjegjëse shqiptare”, thuhej në reagim.

Krahas mbrojtjes fizike, Garda e Republikës do të ketë për detyrë të mbrojë edhe shtëpinë e Soreca-s, së bashku me ambientet ku ai ushtron veprimtarinë e tij./Gsh

Të fundit

Video/ Nuk ndalet Egla, bën veprimin e pazakontë ndaj banorëve, ja si reaguan ata

Marrëdhënia e Eglës me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ka qenë fort e mirë...

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministria del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin udhëtimet në vendet që janë në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi...

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile...

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij, Ilir Meta njihej si hajdut...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Lajme të tjera

Web TV