Yuri Kim mesazh pa kode: Le të mos shtiremi, ta bëjmë reformën në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta dhe të drejtpërdrejta për ata që punojnë në institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Ajo i ka kërkuar jo vetëm gjyqtarëve dhe prokurorve por edhe politikës që të mos jenë të shtirur në këtë proces. “Të ndalojmë së shtiruri e ta bëjmë reformën reale. Dua të theksoj si KLD dhe KLP kanë mjaft punë përpara por nuk jeni vetëm. Edhe ju jeni qenie njerëzore e kuptojmë trysninë ndoshta jo aq mirë sa ju por kuptojmë rëndësinë e ecjes përpara të reformës në drejtësi për të mirën e këtij shteti. Ky është momenti. Keni rol kritik për institucionet e drejtësisë e për të ardhmen”, tha Kim. Në një konference të organizuar nga Komiteti shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ambasadorja Kim tha se reforma në drejtësi duhet të ecë përpara për të mirën e shtetit shqiptar dhe sidomos të brezave të ardhshëm. “Fëmijët e brezi i ardhshëm i ka sytë te ju. Askush nuk mendon se kjo është e kollajte e di që ka kosto vetjake e profesionale, por është kosto e sakrificë që ia vlen se është në të mirë të tërë shtetit shqiptar. Nëse ju nuk paguani kostot, nëse s’jeni të gatshëm të jeni të guximshëm të paguani kostot, jo vetem ju por të tërë ne, nëse nuk e bëjmë, brezat e ardhshëm do paguajnë kostot e nuk mendoj që kjo është gjëja e duhur për tu bërë në këtë shtet”, është shprehur Kim.

Diplomatja amerikane iu drejtua prokurorëve dhe gjyqtarëve duke iu thënë se roli i tyre në këtë moment për Shqipërinë është kritik dhe se është e kuptueshme edhe presioni që mund të kenë. “Ne po ecim përpara e po shikojmë hap as hapi, ndonjëherë hapat janë të vështirë të dhimbshëm të bllokuar por na duhet të lëvizim përpara. SHBA janë të angazhuara për të pnuar me ju që reforma të ecë përpara”, është shprehur Kim. Ajo tha se duhet të gjendet mënyra më e mirë për të ecur përpara. “S’duhet të druhemi ku jemi, të jemi të sinqertë e të guximshëm për të parë çfarë duhet të bëjmë më mirë, të gjejmë mënyrën si të vijojmë të ecim përpara”, ka nënvizuar ajo. Ajo ka nënvizuar gjatë fjalës së saj se klasa e parë e hetuesve të Byrosë hetuese do përfundojë trajnimin shumë shpejt, ndërsa ka vlerësuar edhe largimet nga sisitemi i drejtësisë së personave që nuk kanë justifikuar dot të ardhurat e tyre. “Ka dhe shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra e kjo është gjë e mirë”, tha Kim.
Anëtarsimi

Lexo edhe :  Ç’pritet të ndodhë në Hënën e plotë të 25 marsit?

Diplomatja amerikane Yuri Kim është ndalur edhe tek procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se sistemi i drejtësisë mbetet kyçe për anëtarësimin në kufinjtë politike të BE-së. “Ne duhet të shohim që nëse jemi serioz për kapjen e momentit ku është Shqipëra, për reagimin ndaj kërkesave të popullit shqiprtar, për të pasur një Shqipëri më të mirë e të denjë si anëtare e BE më të sigurt e po aq të begatë sa çdo anëtare tjetër atëherë reforma duhet të vazhdojë”, tha ajo.

Të fundit

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e Rithemelimit nderon këtë arritje madhore...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Lajme të tjera

Web TV