Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë dhe paraprakisht dyshohet për viktima.
Dy mjete janë përplasur, ndërkohë që njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë forcat e rendit dhe ambulanca po nxjerrin personat e bllokuar në automjet.