E vërteta absolute, pamundësia e një objekti hetimi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Shqiptarët mendojnë se ia hodhën pandemisë, maskat i vërtitën në koshin e mbeturinave dhe alkoolin që kishin marrë me shumicë për të larë duart e holluan me ujë e nisën ta pinë në vend të vodkës.

Asnjë mall i dobishëm e me vlera nuk duhet të shkojë dëm, në fakt.

Nga ana tjetër, shqiptarët janë shtrirë për t’u shëllyer nëpër plazhe sepse edhe rrezet diellore ultravioletë nuk duhet të shkojnë kot. Po t’i lyesh shpatullat dhe me ca vaj ulliri të pastazhionuar, në vend të vajit elegant të karotës të presuar në bidonë me stampë fabrike, akoma më mirë, se lëkura merr ushqyesin bazik bashkë me rrezet kancerogjene. Por bashkë me plazhin nisi dhe avazi i përvitshëm: jo u rritën çmimet, jo s’ka ujë për t’u larë.

Jo po s’ka as drita…

Lëre-lëre, plazh i thënçin.

Mirëpo nga ana tjetër ka ca të tjerë që thonë se çmimet jo që s’janë rritur, por madje janë ulur, ujë ka sa të duash e energjia elektrike nuk mungon asnjë sekondë për be.
Punë shqiptarësh mo.

Tanimë edhe çështja e pushimeve në plazh klasifikohen tek teoritë konspirative.
E rëndësishme është që frika u tremb dhe shqiptarët nisën të bëjnë jetën e tyre të zakonshme me gërnetë e dajre dhe me dorovitje të orkestrës në dasma ku dhëndri me nusen bëhen telef duke kërcyer rreth zjarrit e tymit që nxjerr shamia e beqarit.
Jeta është kthyer në normalitet. Ndaj nuk duhet me harru e me e ndez një qiri aty te kisha e Shën Prokopit.

Madje aq e zakonshme është situata këto ditë behari saqë ca shoqata periferike nisën të rrokullisin tenxheret ashtu si Trimi gurët nga mali. Ata e filluan me denoncimin për rrahjen e anëtarëve nga grupimet e kundërshtarë, e po kërkojnë të drejtat e tyre, dy herë më tepër nga sa parashikon ligji…

Domethënë birinxhi.

Kjo është jeta e vërtetë, ajo që na e pengoi pandemia për mbi 18 muaj. Tani duam t’i nxjerrim zinë, se 18 muaj apo 540 ditë kuk kemi pse ia falim shejtanit.
Ja vate dhe kjo punë.

Mirëpo ne e kemi mësuar që në kohën e “xhaxhit” se po fjete mbi dafina e hëngre, ndaj vigjilencë do të thotë ta mbash një sy hapur edhe kur je duke bërë gjumin e tretë pasi e ke shkundur një shishe me raki koçimare, të pafiltruar nga asnjë kantinë. Se armiku na vjen andej nga s’e pret.

E megjithëse në ditët e para të lumturisë, nuk të lë të gëzohesh deri në fund. Qentë u lëshuan. Kështu që doli një ekspert na lajmëroi me dorë në zemër, që në fillim të verës, që të mos hallakatemi shumë se andej nga vjeshta nuk do të jetë kaq sallore. Se virusi na është ngatërruar me ca të tjerë e është shpifur një mutacion që me gjasa do të bëjë kërdinë.

Ruajna Zot. Po sikur e mbyllëm këtë kapitull?! Apo hap-mbyll rubinetin…? Një herë Alfa, një herë Delta.

Ja, përsëri ramë në hullitë e teorive të konspiracionit.

Tani teoritë e reja konspirative nuk kanë më në qendër sulmin dhe zhdukjen e racës njerëzore përmes vaksinave e cipave nën lëkurë. Tani ka dalë një tjetër teori: Vaksina dhe vetë virusi janë në të mirë të njerëzimit. Domethënë trupit të njeriut po i jepet një antidotë, pikërisht sepse teknologjia që po ecën përpara me shpejtësinë e raketës, do të emetojë energji e rrezatime të shumta, për të cilat trupi i njeriut nuk është i përgatitur t’i përballojë. Ndaj një virus dhe një antivirus e përgatisin trupin. Tani luftë është kjo, do ketë dhe viktima, kush është i fortë do mbijetojë, të tjerë… aha.

Kësaj i thonë: Lum si ata që ikën. Se bën vaki ne të tjerët do të shohim qamet me sy.

Për analogji, është marrë rasti i 100 viteve më parë kur shpërtheu virusi “H1N1” i ashtuquajtur “gripi spanjoll”.

Edhe në atë kohë u përdorën për herë të parë masivisht valët elektromagnetike, apo valët e radios. Valët e radios janë valë elektromagnetike me frekuencë midis 30 hertz dhe 300 gigahertz. Shkencërisht thuhet se ato gjenerohen nga një pajisje elektronike e quajtur transmetues, i lidhur me një antenë që rrezaton valët…, etj.
Ndërsa teoritë e konspiracionit thonë se në vitit 1918 -1920 kohë kur “gripi spanjoll” shkaktoi aq të vdekur sa numrin e tyre nuk e mbajti shënim askush, trupi i njeriut ishte i pastërvitur të përballonte një sasi të tillë goditjesh elektromagnetike. Pra, si 100 vite më parë si 100 vite më pas shkaktar i vdekjeve pandemike nuk na qenka thjesht virusi, por teknologjia e avancuar. Dhe këtë herë hëngre, ndaj vigjilencë do të thotë ta mbash një sy hapur edhe kur je duke bërë gjumin e tretë pasi e ke shkundur një shishe me raki koçimare, të pafiltruar nga asnjë kantinë. Se armiku na vjen andej nga s’e pret.
E megjithëse në ditët e para të lumturisë, nuk të lë të gëzohesh deri në fund. Qentë u lëshuan. Kështu që doli një ekspert na lajmëroi me dorë në zemër, që në fillim të verës, që të mos hallakatemi shumë se andej nga vjeshta nuk do të jetë kaq sallore. Se virusi na është ngatërruar me ca të tjerë e është shpifur një mutacion që me gjasa do të bëjë kërdinë.

Lexo edhe :  Fitoi në të dy qarqet/ Rama vendos se cilin mandat do të mbajë mes Durrësit dhe Vlorës

Ruajna Zot. Po sikur e mbyllëm këtë kapitull?! Apo hap-mbyll rubinetin…? Një herë Alfa, një herë Delta.

Ja, përsëri ramë në hullitë e teorive të konspiracionit.
Tani teoritë e reja konspirative nuk kanë më në qendër sulmin dhe zhdukjen e racës njerëzore përmes vaksinave e cipave nën lëkurë. Tani ka dalë një tjetër teori: Vaksina dhe vetë virusi janë në të mirë të njerëzimit. Domethënë trupit të njeriut po i jepet një antidotë, pikërisht sepse teknologjia që po ecën përpara me shpejtësinë e raketës, do të emetojë energji e rrezatime të shumta, për të cilat trupi i njeriut nuk është i përgatitur t’i përballojë. Ndaj një virus dhe një antivirus e përgatisin trupin. Tani luftë është kjo, do ketë dhe viktima, kush është i fortë do mbijetojë, të tjerë… aha.
Kësaj i thonë: Lum si ata që ikën. Se bën vaki ne të tjerët do të shohim qamet me sy.

Për analogji, është marrë rasti i 100 viteve më parë kur shpërtheu virusi “H1N1” i ashtuquajtur “gripi spanjoll”.

Edhe në atë kohë u përdorën për herë të parë masivisht valët elektromagnetike, apo valët e radios. Valët e radios janë valë elektromagnetike me frekuencë midis 30 hertz dhe 300 gigahertz. Shkencërisht thuhet se ato gjenerohen nga një pajisje elektronike e quajtur transmetues, i lidhur me një antenë që rrezaton valët…, etj.
Ndërsa teoritë e konspiracionit thonë se në vitit 1918 -1920 kohë kur “gripi spanjoll” shkaktoi aq të vdekur sa numrin e tyre nuk e mbajti shënim askush, trupi i njeriut ishte i pastërvitur të përballonte një sasi të tillë goditjesh elektromagnetike. Pra, si 100 vite më parë si 100 vite më pas shkaktar i vdekjeve pandemike nuk na qenka thjesht virusi, por teknologjia e avancuar. Dhe këtë herë sebepi është bërë sistemi 5G, i cili ka kohë që kërkon të shtrihet në botë, por që ende ka qenë pjesë e parcelave eksperimentale.

Kë të besosh.

Alarmi se në vjeshtë, apo më shpejt akoma, – që në të dalë të verës, – pandemia, e cila po ngordh, do ta bëjë dhe një sulm të fundit, nuk është pa gjë. Mund të kishim ngritur 1001 pyetje rreth të gjitha këtyre që sapo shkruam, dhe sërish nuk do merrnin përgjigje, përveç disa sqarimeve periferike. Sepse në fakt, e vërteta është kthyer në një lojë fjalësh, se ajo çka është e bardhë për një njeri është e zezë për dikënd tjetër dhe anasjelltas. Ndaj e vërteta absolute nuk do të jetë kurrë një objekt hetimi dhe as gjykimi. Sepse ajo ekziston duke mos ekzistuar.


Të fundit


Covid-19/ Asnjë viktimë, 7 raste të reja në 24 orët e fundit

7 raste të reja me koronavirus jane regjistruar në 24 orët e fundit ne vendin tone, ndersa fatmiresisht aasnje person nuk ka humbur jeten. NJOFTIMI...

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje, arrestohet në flagrancë i riu

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në aksin rrugor Fier-Vlorë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë...

Goditja e merkatos, City përgatit 100 milionë paund për yllin e Premier League

Mançester City është gati ta rinisë sërish sezonin me objektivat maksimalë si triumfi në kampionat, por mbi të gjitha Champions League. Për këtë, trajneri...

Yuri Kim takim me Altin Dumanin: SPAK do të japë më shumë rezultate

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, Altin Dumanin. Përmes një postimi...

Lajme të tjera

Web TV