Parlamenti thirrje prokurorisë për të hetuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Në seancën e parafundit të legjislaturës së këtij Parlamenti u diskutua raporti i ILDKPKI-së dhe KLSH-së në lidhje me pasuritë e zyrtarëve të lartë public dhe abuzimet me fondet publike. Kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI-së, Evgjeni Bashari, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend tha se gjatë vitit 2020 janë vendosur 33 gjoba ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. Ajo tha se janë administruar 3769 deklarata të subjekteve private, si dhe janë kontrolluar 238 kandidatë për në institucionet e reja të drejtësisë. “Konkretisht, Inspektoriati i Lartë vijoi bashkëpunimin me organet e rivlerësimit kalimtar, me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale në mënyrë sa më efektive. U përmbyll me sukses procesi i dorëzimit të dokumentacionit të plotë, së bashku me raportet e hollësishme dhe për pjesën e mbetur të subjekteve të rivlerësimit pranë komisioneve të pavarura të kualifikimit dhe ONM-së.

Gjithashtu, në përmbushje të rekomandimit, në drejtim të administrimit të deklaratave të pasurisë për subjektet kandidatë në pozicione të ndryshme të sistemit, kemi mbështetur emërimin e kandidatëve në këtë sistemit. Kemi përfunduar kontrollin e plotë për 238 kandidatë, përfshirë kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, kandidatë për drejtorë në Byronë e Lartë të Hetimit, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit për Korrupsion dhe Krimit të Organizuar si dhe magjistratë”, tha Bashari. Aktet e kontrollit bashkë me dosjet janë dërguar pranë KED-së KLGJ-së dhe KLP-së. Inspektoriati i Lartë ka vijuar me zbatimin e tre ligjeve bazë për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, konfliktit të interesave, sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesëve. “Përgjatë vitit raportues janë administruar 3769 deklarata të interesave private, për të cilat u krye procesi i skanimit, kontrollit paraprak, si dhe kontrollit aritmetik dhe logjik mbi pasurinë. 762 subjekte u përfshinë në skemën e kontrollit të plotë dhe hetimit administrative dhe janë referuar pranë Prokurorisë, strukturave të Hetimit Tatimor, strukturave të Policisë 72 raste. Janë aplikuar 33 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë”, theksoi Bashari.

Ndërsa kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në seancën e Kuvendit këtë të enjte prezantoi raportin e punës për këtë institucion për vitin 2020. Sipas këtij raporti, janë evidentuar 76 objekte ku ka pasur shkelje me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit. Këto shkelje, sipas Shehut përbëjnë një dëm ekonomik prej 2.2 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit. “Treguesit kryesorë të performancës të aktivitetit të KLSH përmendim adresimin e 1430 rekomandime nga të cilat 29 propozime për përmirësim ligjor, 1107 masa organizative dhe 294 rekomandime për masa disiplinore. Shkelje me pasojë dëmi ekonomik. Një total prej 2.2 miliardë lekë ose rreth 17.7 milionë euro”-tha Shehu.

Lexo edhe :  Rrëfehet bashkëshortja e Shpat Kasapit: Duhej të shpëtoja njërin nga binjakët

Balla: Prokuroria të hetojë pasuritë e zyrtarëve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se ka pasur raste kur Prokuroria nuk ka vepruar për zyrtarë të lartë që kanë fshehur apo kanë bërë deklarim të rremë të pasurisë së tyre, ndaj nxiti institucionin e kontrollit të pasurisë të forcojë bashkëpunimin me SPAK. Duke iu referuar raportit të prezatuar në seancën e sotme parlamentare nga ky institucion, Balla tha se 72 kallëzime penale është një shifqë shumë e mirë. “ILDKPI, që është në fund të fundit një institucion i vetëm që kontrollon politikanët në këtë vend, pa futur këtu drejtësinë e që për fat të mirë, shifrat e raportuara për vitin e kaluar janë shifra shumë të mira se janë 72 kallëzime penale për mosdeklarim, deklarim të rremë apo gjetje faktike nga ky institucion në deklarimet personale të personave që hyjnë në juridiksionin e ligjit. Unë shpresoj që nga 72 të shkojnë 172 vitin tjetër në kuptimin e një transparence të plotë”-tha Balla. Aktualisht janë 3500 persona që hyjnë në këtë juridiksion. Gjithashtu kreu i grupit parlamentar socialist kërkoi që “të rritet forca e bashkëpunimit me SPAK që gjithë rastet e fshehjes së pasurisë që mos bëjmë sikur se dimë që ka raste që ILDKPI i ka raportuar në prokurori por prokuroria s’ka vepruar sic duhet e në fund të fundit edhe drejtësia duhet të bëjë punën e vet”.

Ndërsa duke folur për Kontrollin e Lartë të Shtetit, Balla ironizoi ish-kreun e këtij institucioni, Bujar Leskajn, i cili kandidoi në siglën e PD në zgjedhjet e 25 prillit. “PS është e vetmja forcë politike që kurrë nuk ka pasur e s’ka tentuar të emërojë në krye të KLSH një përfaqësues të vetin. Asnjëherë. Pra të gjithë drejtuesit e KLSH kanë qenë o emërtesa drejtpërdrejt të PD kur ka qenë në pushtet nga Blerim Cela te Bujar Leksaj dhe ose kur PS ka qenë në pushtet propozimet nuk kanë ardhur nga ne e kjo do jetë e ka qenë një qasje që PS e ka konsideruar këtë institucion të rëndësishëm të auditimit të mënyrës së shpenzimit të paarave publike e s’dua të hyj në debatim meqë evokoi në këtë seancë Murrizi për një raport të hartuar nga deputeti i ardhshëm i PD Leskaj, se kjo tregon sa i pavarur ka qenë ai institucion por ne në asnjë rast nuk hyjmë në këto debate, janë institucione të tjera ato që adresojnë raportet e KLSH”-theksoi Balla.

Të fundit

Gjyshërit i rrëmbejnë djalin/ Nusja tregon detajet: Duan ta zgjidhin me kanun, jo me ligj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kënetë të Durrësit. Një nënën e re me origjinë nga Hasi akuzon...

Vrasja në Pejë/ Çifti prindër të tre fëmijëve, detaje nga ngjarja e rëndë

Edmond Lajçi, është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja ka...

“Si e kanë bërë pasurinë?”/ Ngjela shpërthen në akuza ndaj Kryemadhit dhe Ilir Metës

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking”, tha për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, se duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se...

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Një projekt ambicioz, investim 3 milionë euro, synon një shndërrim të standarde në universitetin Bujqësor të Tiranës. Për të realizuar këtë projekt do të...

Humb fëmija 3-vjeçar në Durrës, në pranga gjyshi, e morën për takimin e përjavshëm, por…

Prej katër ditësh një fëmije 3 vjeç është marrë nga gjyshërit duke mos iu kthyer më të ëmës. Rexhep Gjuni, 58 vjeç, është ndaluar nga...

Lajme të tjera

Web TV