Kontratat abuzive/ Vllaznia rrezikon sanksione të rënda nga FIFA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontratat e Vllaznisë me klauzola abuzeve dhe të jashtëligjshme, të publikuara nga VIP Sport, kanë shqetësuar jo pak tifozët shkodranë, të cilët me të drejtë kanë kërkuar që të dinë se çfarë po ndodh në klub. E në këtë të fundit, në vend që të lëvizin e korrigjojnë gabimet, kanë vrapuar për t’i mbrojtur ato me zell, duke mos qenë të ndërgjegjshëm se në këtë qorrsokak ku kanë hyrë me bekimin e FSHF-së, rrezikohet që Vllaznia të përballet me sanksione të renda nga FIFA.

“Për sa i takon pikës 1.4 e ndarë komplet nga pika më lart, kjo është në kuadër të marrëveshjes të partneritit ku secila palë respekton si detyrimet për pagesën e rrogave, dietave, bonuseve apo shpenzimeve operative (ku ne kemi mbuluar mbi 30% deri tani me një vlere që shkon mbi 250 mijë euro për sezonin e kaluar), të ketë gjithashtu dhe benefitet në rast të realizimit të suksesshëm të transfertave të mundshme të lojtarëve (rasti i Dungës), ku përfitojnë klubi gjithashtu dhe shumë palë të tjera që janë të përfshira si pjesë e këtij transferimi.

Për sa më sipër, kontratat në vetvete janë të miratuara në FSHF që është pjesë e organizmave ndërkombëtare siç është FIFA dhe të firmosura nga ato dhe të bëra sipas çdo standardi të mundshëm dhe nuk besoj se ka mbetur si pjesë e disa personave në rrjete sociale apo me tej që të bëhet ky vlerësim”, janë fjalët e sponsorit Alban Xhaferi sot, me të cilat mbrojti kontratat trepalëshe ku sponsori përfitonte 50% nga vlera e shitjes së një lojtari.

Me siguri sponsori i Vllanzisë nuk është në dijeni të faktit se me këtë insistim e besim të verbër ndaj ekspertëve në FSHF mund të dërgojë klubin kuqeblu drejt një sanksioni të rëndë. Mjafton që një lojtar i cili ka nënshkruar një kontratë të tillë ta ankimojë në FIFA, dhe ai mund të shpallet menjëherë lojtar i lirë, e klubi të përballet me pasoja të rënda. Kjo, pasi që nga viti 2019, FIFA e ndalon kategorikisht një kontratë të tillë dhe ka arritur deri në betejë ligjore të fituar në KAS për ta ratifikuar atë.

Lexo edhe :  6 shenja për të kuptuar kur dikush gënjen

Në çdo rregullore të transferimit të lojtarëve, lehtësisht të verifikueshme duke klikuar si më poshtë në faqen përkatëse në FIFA (aneksi 18ter) apo vetë FSHF (Neni 18/2), shpjegohet që është e ndaluar marrëveshja me një palë të tretë për përfitime nga shitja e lojtarit dhe çdo lloj përfitimi ekonomik i shkon vetëm klubit/klubeve dhe lojtarit.

“Asnjë klub ose lojtar nuk do të hyjë në marrëveshje me një palë të tretë me anë të së cilës t`i shes apo delegojë, plotësisht ose pjesërisht, në kompensimin e pagueshëm në lidhje me transferimin e ardhshëm të një lojtari nga një klub në një tjetër ose duke marrë ndonjë të drejtë në lidhje me një transferim të ardhshëm ose kompensim për transferimin”, është paragrafi i qartë në rregulloret që FSHF ka përkthyer e përshtatur nga ajo e FIFA-s.

FSHF, për arsye që i di institucioni i futbollit, ka vendosur gjatë këtij viti që të rrezikojë klubin e Vllaznisë duke injoruar rregulloren e protokolluar kontrata të paligjshme, pasi mjafton që një futbollist ta ankimojë atë në FIFA për ta bërë të pavlefshme dhe për të sjellë sanksione të rënda për klubin shkodran. Aneksi i rregullores së FIFA-s, shkruan qartësisht se Komisioni Disiplinor i saj mund të aplikojë sanksione ndaj atyre që e shkelin.
Diçka që me sa duket drejtuesit aktual te Vllaznia nuk ia kanë treguar “ekspertët” e FSHF-së tek të cilët ka besim të plotë, ose në rastin më të keq, të gjithë palët kanë vendosur të luajnë një lojë të rrezikshme për fatet e klubit shkodran.

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV