Shoqata e Avokatëve Anti Korrupsion bën kallëzim penal për Etleda Çiften

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

KALLËZIM PENAL

KALLËZUES : Shoqata e Avokatëve Anti Korrupsion, (regjistruar me Vendimin me Nr.3635,datë 30.07.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane,Adresa: Rruga ‘Ibrahim Rugova” , Kompleksi ‘Green Park”, Kulla 2, Tiranë

OBJEKTI: Kërkojmë fillimin e ndjekjes penale ndaj të kallëzuares së mësipërme, si autore e kryerjes së veprave penale të:“Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi,fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i cdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 180, 186, 257/a dhe 287 të K.Penal.

BAZA LIGJORE: Neni 58, 281-283 të Kodit të Procedurës Penale.
PARA:

PROKURORISË PRANË GJYKTËS YË POSACME, TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR, TIRANË

I nderuar Z.prokuror !

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion, e miratuar me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, em Nr.3635, datë 30.07.2013, është një organizatë jofitimprurëse, që ka si mision të saj luftën kundër korrupsionit si dhe veprave të ndryshme penale sipas parashikimeve statutire.

Kjo shoqatë e ndien si detyrë morale dhe ligjore rë bej me dije çdo shkelje që bëhet, sidomos kur këto shkelje kryhen nga subjekte që ushtrojnë detyra kushtetuese, apo organe shetërore të cilët janë të ngarkuar nga kshtetuta dhe ligji ti shëbejnë interesave të shtetit. Kemi përkrahur që në fillimet e saj dhe vazhdojmë të përkrahim reformën në drejtësi , pasi qytetarët e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie të pavarur.
Si rezultat i punës tonë, sidomos për frymën e drejtë dhe qëllimin për të cilin është krijuar shoqata, objekt vëzhgimi nga ana jonë është bërë dhe puna e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, tek i cili kishim besim të plotë.

Në kuadër të verifikime të kryera, nga ana jonë mbi disa subjekte kryesore të procesit të vetingut, veçanërisht të atyre që me kushtetut janë ngarkuar me detyrën sonleme të vetingbërjes, nga hetimi i kryer mbi të ardhurat, pasuritë dhe burimet e ligjshme të krijimit të pasurive, mbi anëtarët e Insitucioneve që po kryejnë procesin e Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, lindin dyshime tashmë të provuara se, SUBJEKTI ETLEDA ÇIFTJA, KA KRYER DEKLARIM TË RREMË, FALSIFIKIM FORMULARI, FSHEHJE TË ARDHURASH, PASTRIM PRODUKTESH VEPRE PENALE ETJ.

Nga verifikimet që do ti paraqesim më poshtë shkurtimisht, provohet se kjo shtetase ka kryer deklarim të rreme, duke u bërë shkak kështu i një hetimi të thellë, me qëllim marrjen e masave të nevojshme dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj Znj.Çiftja.

I. Rrethanat e faktit:
Zj. Etleda Çiftja është emëruar në datën 17.06.2017 nga Kuvendi si Komisioner pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përmbushje të detyrimit për deklarimin e pasurisë pranë ILDKP-së, kjo shtetase ka depozituar “Deklaratën e Interesave Private para Fillimit të Detyrës”, me Nr. Indeksi 14568, me datë dorëzimi 17.07.2017.
Në Rubrikën “Përshkrimi i pasurisë dhe burimi i krijimit”, rezultojnë që nga kjo shtetase të jenë deklaruar :

Apartament banimi; Sipërfaqe = 70.80 m2, Kontratë dt. = 30.11.2016;Vlerë = 42.864 $;Pjesa = 50 %Burim krijimi : Të ardhurat nga Paga;
Kuota pranë Subjektit X;Y në vlerat:
Viti : 2012 – Vlera 1.200.000 lekë;
Viti : 2013 – Vlera 1.600.000 lekë;
Viti : 2015 – Vlera 1.600.000 lekë;
Viti : 2016 – Vlera 1.500.000 lekë;
Pjesa = 100 %
Totali i blerjeve : 5.900.000 lekë;
Burim krijimi : Të ardhurat e pagës si Drejtoreshë Ligjore pranë Shoqërisë “Devoll Hydropower” sha;
Llogari Bankare Page në Lek;
Gjendje në datë 17.06.2017 = 975.573 lekë;
Pjesa = 100 %
Burim krijimi : Të ardhurat e pagës si Drejtoreshë Ligjore pranë Shoqërisë “Devoll Hydropoëer” sha;
Tokë Arë;
Sipërfaqe = 1 450 m2 Cmimi = 300.000 lekë; Kontrata dt. = 10.07.2006;Pjesa = 100 %;Burim krijimi: Të ardhurat nga paga;
Tokë Arë;
Sipërfaqe = 3 440 m2; Cmimi = 50.000 Euro;Kontrata dt. = 10.07.2006;Pjesa = 100 %;Burimi i Krijimit : 15.000 Euro kursime nga paga si Drejtorëshë Ligjore pranë Subjektit “Egnatia” dhe 35.000 Euro Kredi Bankare.
Automjet Benz;Kontrata dt. = 23.04.2012;Vlera = 1.000.000 lekë;Pjesa = 50 %;Burimi i krijimit : Të ardhrua nga Paga; Automjet Benz;Kontrata dt. = 04.07.2005; Vlera = 250.000 lekë;Pjesa = 50 %;
II. Faktet e Konstatuara :

Nga deklarimet si më sipër rezulton se: Në vitin 2006 – pa përfshirë shpenzimet për jetesë, pushime, udhetime, etj, kjo shtetase ka kryer shpenzime vlerën prej :300.000 lekë për blerje Toke Arë, sip 1440 m2;15.000 Euro për blerje Toke Arë, sip 3 440 m2’250.000 lekë, Automjet v. 2005; 200-250 Euro/muaj këst kredie;42 864 USD, blerë Apartament banimi, me sipërfaqe 70.80 m2, në vitin 2006 me Kontratë Sipërmarrje me Nr.3428 Rep., dhe me Nr.2052 Kol, datë 08.09.2006, Noter Eriketa Kokoli, blrë me çmim preferencial në qendër të Tiranës, konkretisht në Kompleksin Halili. Burim sipas saj, për krijimin e kësaj pasurie në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, kanë shërbyer të ardhurat nga Paga e saj dhe e bashkëshortit ?
Si përfundim, në vitin 2006, ka deklaruar shpenzime të cilat kanë vlerën e përafërt prej rreth 3.000.000 lekë dhe 42 864 USD, pa përfshirë kostot e jetesës, udhëtime, mobilime, pushime etj.

Duke ju referuar CV-së së kësaj shtetase të publikuar në faqen zyrtare kpk.al, rezulton se kjo shtetase ka nisur karierën në vitin 2001 si ndihmëse në një zyrë avokatie ‘pa emër’ (për të cilën në CV e kësaj shtetasje nuk jepet asnjë e dhënë), si dhe nuk ka deklaruar sa ka qenë paga e saj si dhe nëse janë paguar detyrimet tatimore mbi këtë pagë. Më pas deri në vitin 2009 ajo ka punuar pranë Subjektit “Egnatia O. Albania”, si këshilltare ligjore dhe në lidhje me këtë pozicion pune nuk ka deklaruar pagën dhe taksat.
Në këtë rast rezulton se për periudhën e punësimit të saj 2001 – 2006 (si ndihmëse ligjore në zyrë avokatie dhe më pas si këshilltare ligjore në Subjektin “Egnatia”, ka mundur që përveç shpenzimeve të jetesës së saj, të ketë kursyer edhe vlerën prej 3.000.000 lekë, dhe 42 864 USD, me të cilat ka kryer investimet/blerjet e vitit 2006 si dhe ka përballuar pagesën e kësteve të Kredisë?!

Pra me pagën si ndihmëse Ligjore ne zyre avokatie pa emër dhe Këshilltare pranë Subjektit “Egnatia”, ka siguruar të ardhura për të përballuar jo vetëm shpenzimet e jetesës por dhe ka kursyer personalisht prej saj vlerën prej 3.000.000 lekë të reja dhe ½ vlerë nga shuma prej 42 864 USD, si dhe ka paguar këstet e Kredisë (Sa ka qenë paga e saj në zyrën e avokatisë dhe si këshilltare) ?!!!
Sa më sipër, deklarimi i saj krijon dyshime të forta mbi burimin e pajustifikuar të krijimit të pasurive të deklaruara nga Znj.Çiftja, fakt i cili përbën elementët e veprës penle të “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave”, sipas neneve 257/a dhe 186 të K.Penal.
I Nderuar Z. Prokuror !
Sipas Deklaratës para fillimit të detyrës (Shih deklaratën bashkangjitur) kjo shtetase deklaron se në vitin 2006, ka blerë pasuri të paluajtshme :
Tokë Arë me sipërfaqe 3440 m2, deklaruar prej saj në mashtrim të ligjit me vlerë 50.000 Euro, datë 10.07.2006; (Pronësi 100 % të saj), ndërkohë sipas Kontratës së Shit-blerjes, Nr.2938 Rep., dhe me Nr.1490 Kol., datë 10.07.2006, Notere Luljeta Kongoli, rezulton e provuar se pasuria me sip.3440 m2 është blerë me çmimin prej 300.000 Lek të reja e jo 50 000 Euro siç edhe ka deklaruar ajo (shih Kontratën dhe Kartelën e Pasurisë);
Në deklaratën e saj të pasurisë, rezulton se po në datën 10.07.2006, Znj.Çiftja ka blerë gjithashtu pasurinë Tokë Arë me sipërfaqe 1450 m2, me vlerë 300.000 lekë të reja, (Pronësi 100 % të saj, Shih kartelën e pasurisë);
Sipas saj ajo ka blerë dy pasuri në vitin 2006, të llojit Tokë arë, të ndodhura në të njëjtën zonë (Kryevidh, Kavajë), me sip. të ndryshme 1450m2 dhe 3440 m2 (gati 2-fishi), brenda të njëjtës ditë, me dy kontrata të ndryshme, me të njëtin çmim sipas Kontratës, por sipas deklarimit të interesave pasuror me një diferencë të theksuar në çmim, gati 23-fish.*Lehtësisht e verifikueshme nëse behet krahasimi midis Kontratave të Shit-Blrejes, Kartelës së Pasurisë rubrika “Shuma e paguar” dhe Deklaratave të saj të depozituara pranë ILDKPI-së.

Gjithashtu në vitin 2006, ka blerë Apartament banimi, me sipërfaqe 70.80 m2, në vlerën prej 42.864 $, blerë në vitin 2006 me Kontratë Sipërmarrje me Nr.3428 Rep., dhe me Nr.2052 Kol, datë 08.09.2006, Noter Eriketa Kokoli, në qendër të Tiranës.
Gjithashtu, Sipas saj ajo ka blerë dy pasuri në vitin 2006, një pasuri e llojit Tokë arë, të e ndodhur në Kryevidh, Kavajë, me sip. 3440 m2 në vlerën 50 000, për blerjene esë cilës është dashur të merret dhe Kredi bankare në vlerë 35 000 Euro dhe Apartament banimi, me sipërfaqe 70.80 m2, në vlerën prej 42.864 $, disa herë më të ulët, ndodhur në qendër të Tiranës.
Sipas Znj.Çiftja pasuria e llojit Tokë Arë ndodhur në fashatin Kryevidh kushton më shumë se një Apartament banimi (2+1) i ndodhur në qëndër të Tiranës. *Lehtësisht e verifikueshme nëse behet krahasimi midis Kontratave të Shit-Blrejes, Kartelës së Pasurisë rubrika “Shuma e paguar” dhe Deklaratave të saj të depozituara pranë ILDKPI-së.
Ndërkohë që nga ana jonë për shkak transparence dhe vlerësimi të këtyre subjekteve që kanë përgjegjësi për krijimin e ‘Drejtësisë së re”, jemi njohur me kontratën 2988/1490, datë 10 korrik 2006;

Në përmbajtje të kësaj kontrate rezulton se Shitësat Rustem Kaja, Suzana Kaja dhe Ervin Kaja (familjarët e saj) i shesin shtetases Etleda Çiftja, tokën arë më sipërfaqe 3.440 m2, ndodhur në Kavajë, kundrejt vlerës prej 300.000 lekë, e njëjta vlerë është shënuar dhe në Kartelën e Pasurisë të kësaj sipërfaqeje;

Mbi konsatimin e mësipërm, rezulton e provuar se, Znj. Çiftja ka blerë një sipërfaqe prej 3.440 m2, në vlerën prej 300.000 lekë, ndërkohë që në Deklaratën e Pasurisë para fillimit të detyrës, kjo sipërfaqe tokë është deklaruar sikur gjoja është blerë në shumën prej 50.000 Euro dhe për blerjen e saj ka marrë Kredi Bankare prej 35 000 Euro (shiko deklaratën e pasurisë të kësaj shtetase) dhe 15.000 Euro Kursime nga Paga e saj,*duket qartazi DEKLARIMI I RREMË i bërë nga Znj.Çiftja;
E shpjeguar ndryshe, diferenca ndërmjet çmimit kontraktual të kësaj sipërfaqe toke arë, në raport me vlerën e deklarimit të saj, rezulton disa fish- më e lartë.
Fakti i deklarimit të çmimit në kontratë në shumën prej 300.000 lekë, kur e njëjta pasuri pasuri në Deklaratën e Interesave Private është deklaruar në vlerën 50.000 Euro, përbën vepër penale të kryer nga ana e Znj.Çiftja.

Bazuar në rrethanat e mësipërme, rezulton se Znj. ka kryer DEKLARIM TË RREME të pasurisë dhe burimit të krijimit të saj, duke nënshkruar kontrata dukshëm fiktive, me përmbajtje të pavërtetë;

Këto transaksione me vlera katërcipërisht të ndryshme, jo vetëm që kanë dyshime për fiktivitet, por ato janë deklaruar në mënyrë të rremë në deklaratën periodike, krahasimisht me kartelën e pasurisë (shiko deklaratën e pasurisë faqe 1-3, dhe kartelën e pasurisë bashkangjitur);

I Nderuar Z. Prokuror !
– Znj.Çiftja në Deklaratën e Pasurisë, deklaron se, përmes kontratës së datës 10.07.2006, ka blerë një sipërfaqe prej 1450 m2, në vlerën prej 300.000 lekë, siç edhe rezulton nga Kartela e kësaj pasurie. Burim i kësaj pasurie, rezulton të kenë qenë të ardhurat nga paga e saj, të cilën nuk e ka deklaruar. Ajo ka fshehur faktin se po në të njëjtën datë, ka blerë po me të njëjtin çmim edhe Tokën Arë me sip.3440 m2 (Shih Kontratë Shit-blerje, Nr.2938 Rep., dhe me Nr.1490 Kol., datë 10.07.2006, Notere Luljeta Kongoli).
Referuar deklarates rezulton se ajo ka blerë, një sipërfaqe prej 1450 m2, në vlerën prej 300.000 lekë, si edhe një sipërfaqe prej 3440 m2, në vlerën prej 50.000 Euro.
Pra një sipërfaqe toke Are e ndodhur në të njëjtin vend (Kryevidh Kavajë), me dyfish sipërfaqe (njëra 1450 m2, tjetra 3440 m2), kanë një diferencë çmimi prej 23- fish më shumë sipas saj ?!!!

Nga përllogaritjet lek/m2, rezutlon se të dyja parcelat e blera në të njjëtën ditë, kanë diferenca katastrofale në ndryshime. Konkretisht, sipërfaqja tokë arë me sipërfaqe 1450 m2, është blerë në vleftën prej 207 lek/m2, ndërsa sipërfaqja Tokë Arë me sipërfaqe 3440 m2, është blerë në vleftën prej 2 035 lekë/m2.
Pra parcelat tokë Arë janë blerë me një diferencë çmimesh/ m2 prej 10 fishi, pra tej të gjitha logjikave ekonomike dhe ligjore. Si pasojë është e qartë se kemi të bëjmë me evazion fiskal në vlera shumë të larta;
– Përmes veprimeve të mësipërme, nga nënshkrimi i kontratave me familjarët e saj (nëna, babai dhe vëllai), me çmime plotësisht fiktive, janë anashkaluar pagesat e vlerave të konsiderueshme si detyrime tatimore nga fitimi i realizuar nga shitblerja e një pasurie të paluajtshme. Këto kontrata dukshëm fiktive, janë përdorur si mekanizëm për t’u shmangur nga palët pagesa e detyrimeve në përqindje të caktuar (10 – 15 % në favor të buxhetit të Organit tatimor) sipas ligjit;

Nënshkrimi i një kontrate me çmim qindrafish më të ulët, ndërkohë që i njëjti objekt kontrate është deklaruar me një cmim qindrafish më të lartë, përbën qartësisht elementët e deklarimit të rremë në Formularët e ILDKPKI-së, dhe konsumim të elementëve të veprave penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, sipas neneve 180 dhe 287 të K.Penal.

Nderuar Z. Prokuror !
– Në Dekalratën e Pasurisë, ka deklaruar Apartament banimi, me sipërfaqe 70.80 m2, në vlerën prej 42.864 $, likuiduar në vitin 2006 CASH, Jahstë zyrës Noteriale e gjithë shuma referuar Kontratë Sipërmarrje me Nr.3428 Rep., dhe me Nr.2052 Kol, datë 08.09.2006. Kjo pasuri është blerë me çmim preferencial në qendër të Tiranës, konkretisht në Kompleksin Halili. Burim sipas saj, për krijimin e kësaj pasurie në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, kanë shërbyer të ardhurat nga Paga e saj dhe e bashkëshortit ?
Nëse do ta marrim të mirëqenë, Deklaratën e Znj.Çiftja rezulton se banesa, e ndodhur në qëndër të Tiranës, të jetë blerë në vitin 2006, me një çmim shumë herë më të ulët sesa pasuria toka Arë, e ndodhur në Kryevish Kavajë, për blerjen e të cilës sipas Deklaratës ka qenë e domosdoshme marrja e një Kredie ?!
Në këtë deklaratë janë deklaruar edhe blerje kuotash në vlerat : (i) 1.200.000 lekë, në vitin 2012; (ii) 1.600.000 lekë në vitin 2013; (iii) 1.600.000 lekë në vitin 2015 dhe (iv) 1.500.000 lekë në vitin 2016;

Lexo edhe :  Evi Kokalari ‘e çmendur’ pas Berishës/ Stampon fytyrën e tij në filxhanin e kafes (Foto)

Shpjeguar më thjeshtë, për periudhën 2012–2016, ka deklaruar shpenzime me burim të vetëm pagën (pa përllogaritur shpenzime jetese, shpenzime pushimesh, mobilimi, udhëtimesh këste kredie, etj.), vlerën prej 5.900.000 lekë.
Nga vlerat e këtyre investimeve, deklarohet se, për 5 vite ajo ka shpenzuar shumën prej 5.900.000 lekë, me burim të vetëm pagën dhe pa përfshirë asnjë shpenzim tjetër, jetese, udhëtimi, mobilimi, pushimet, si dhe kësti mujor i kredisë në vlerën 215 Euro etj.
Nga faktet e mësipërme të vetdeklaruara nga Znj.Çiftja, nuk rezulton e mundur që ajo ti ketë krijuar këto pasuri vetëm me kursime nga paga sikurse deklaron. Një fakti i tillë është i rremë dhe objektivisht i pamundur.
Mbi këto rrethana, vlerësojmë se janë konsumuar elementët e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, sipas nenit 287 i K.Penal, përsa kohë nuk rezulton i vetdeklaruar asnjë burim tjetër të ardhurash për krijimin e kësaj pasurie, përveç pagave të saj dhe bashkëshortit.
III. Veprimet e Paligjshme:

Veprimet dhe mosveprimet e Znj. Çiftja, deri në këtë fazë verifikimesh të kryera, rezultojnë të kënë cënuar objekte marrëdhëniesh juridike të mbrojtura posacërisht nga legjislacioni dhe janë të dënueshme dhe nga Ligji Nr. 9049/2003, për arsye :

1. Në rastin konkret, nga ana e subjektit dhe palës shitëse të pasurive tokë Arë në favor të saj, janë deklaruar si çmime te kontratave vlera me qindra-fish më të ulta nga cmimi real i tyre. Përmes këtyre veprimeve, Znj.Çiftja ka shmangur pagimin e një detyrimi të rëndësishëm në favor të shtetit (i cili sipas ndryshimeve të bëra në ligjin “Tatimi mbi të ardhurat”, kjo përqindje varion nga 10-15 % të diferencës midis cmimit të blerjes/krijimit kundrejt atij të shitjes). Pavarësisht nëse detyrimi në favor të organit tatimor do të paguhej nga shitësat apo nga blerësi.
Ky veprim i paligjshëm, përveçse përbën deklarim të rreme, nga ana tjetër plotëson elementët e figurës së veprës penale të “Fshehja e të ardhruave”, sipas nenit 180 të Kodit Penal.

2. Në rastin konkret, rezulton e provuar nga vetë veprimet e kesaj shtetase, cmimi i referuar në kontratë është plotësisht i pavërtetë, joreal, pra fiktiv e fals. Këto veprime duke pasqyruar një rrethanë të rreme e cila është thelbësore për këtë akt noterial, (me qëllim shmangien e detyrimit tatimor), na con përpara faktit të njohur si fallsifikimi material i dokumentit, i cili parashikohet i dënueshëm nga neni 186 i Kodit Penal. Krahas kësaj rrethane, deklarimi i kësaj pasurie, përmes një cmimi fiktiv, e bën në thelb deklarimin e rremë.

3. Në rastin konkret, së paku në dy periudha (i). v. 2001-2006 dhe (ii). v. 2012-2016, shtetesja Çiftja, ka deklaruar dhe ka kryer investime në vlera të konsiderueshme, duke deklaruar si burim të tyre, vetëm të ardhurat nga pagat;
Nëse do i referohemi periudhës 2001-2006, kur kjo shtetase në Jetëshkrimin e ndodhur në faqen zyrtare KPK.AL, ka deklaruar se ka qenë e punësuar si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie dhe më pas si këshilltare pranë Subjektit “Egnatia”, përveç shpenzimeve të jetesës, udhëtime, pagesa tarifash të ndryshme, pushime, këste kredie etj etj, ka mundur të investojë në dy pasuri një vlerë sipas deklaratës prej 300 000 lekë njëra dhe 50 000 Euro tjetra shumë nga e cila 35 000 Euro Kredi dhe 15 000 te ardhura nga paga, blerë Apartament Banimi, në qëndër të Tiranës në vlerë 42 864 USD, me sipërfaqe 70.80 m2.
* Sqarojmë se, rezulton se Kredia të jetë marrë më datë 29.09.2006 ndërsa Toka është blerë me Kontratë Shit-Blerje me çmim shitje 300.000 lek të reja, është blerë më datë 10.07.2006, dy muaj para disbursimit të kredisë ?
Pra vetëm me një pagë, ka jetuar, shpenzuar, udhëtuar, pushuar, paguar këste Kredie etj etj, madje ka arritur të kursej edhe 3.000.000 lekë dhe 42 864 USD !!!
Duke rezultuar e pamundur që me një pagë të realizohen të gjitha sa më sipër, lindin dyshime të arsyeshme, të cilat do të konfirmohen nga hetimet më të thella, se kjo e shtetase ka konsumuar elementë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Përveç episodit sa më sipër, rezulton se në periudhën 2012-2016, me burim pagën e saj, ka mundur të investojë në blerje kuotash në shumën prej rreth 5.900.000 lekë.
Pra vetëm me një pagë, ka jetuar, shpenzuar, udhëtuar, pushuar etj etj, madje ka kursyer dhe investuar edhe shumën prej 5.900.000 lekë !!!

Deklarimi i rremë që ka bërë kjo shtetase në lidhje me cmimet dhe sipërfaqet e pasurive të paluajtshme, në mënyrë të ndryshme nga sa rezultojnë në aktet noteriale, i bën këto deklarime plotësisht të RREME dhe si të tilla të dënueshme penalisht.
E pavërteta në këto deklarime i referohet, qoftë çmimit i cili ndryshe redaktohet në kontratë dhe ndryshe deklarohet në Deklaratën e ILDKPKI-së, ashtu edhe në faktin se, për të njëjtën lloj pasurie të ndodhur në të njëjtën adresë, cmimet janë me dhjetra fish të ndryshëm.

Të dyja këto veprime, thellësisht fiktive dhe joreale, i bëjnë në thelb deklarimet e saj të rreme duke konsumuar nenin 257/a, paragrafi i II, të Kodit Penal.
Nga sa më sipër, rezulton e qartë se kjo zyrtare, si anëtare e një prej institucioneve bazë të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është autore e DEKLARIMEVE TË RREME, të pavërteta, të falsifikuara, si edhe e dyshuar për kryerjen e disa veprave penale fshehje të ardhurash dhe pastrim i parave.
Nisur nga këto rrethana përbën domosdoshëmri që prokuroria, të procedojë sa më shpejt me verifikimin dhe kryerjen e një hetimi të thellë dhe fillimin e ndjekjes penale në ngarim të Komisioneres Etleda Çiftja

Krahasimi i Deklaratave të saj me Kontratat Noteriale, provon tej çdo dyshimi të arsyeshëm se kemi të bëjmë me veprat penale të “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i cdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 180, 186, 257/a dhe 287 të K.Penal.
Nga sa më sipër, rezulton e qartë se kjo zyrtare, si anëtare e një prej institucioneve bazë të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është autore e DEKLARIMEVE TË RREME, të pavërteta, të falsifikuara, si edhe e dyshuar për kryerjen e disa veprave penale fshehje të ardhurash dhe pastrim i parave.

I. Legjislacioni Penal i Aplikueshëm:
Veprimet dhe mosveprimet e të kallëzuarës Çiftja, deri në këtë fazë verifikimesh të kryera, rezultojnë të kënë cënuar objekte marrëdhëniesh juridike të mbrojtura posacërisht nga legjislacioni penal, e konkretisht dispozitat penale si më poshtë cituar :

III.1. Neni 180 i K.Penal “Fshehja e të ardhurave”, parashikon se “Fshehja apo shmangia nga pagimi i detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumentave ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjialacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose inforamcioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjetër, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimir, taksës apo kontributit përbën vepër penale dhe dënohet…”

Në rastin konkret, nga e kallëzuara dhe pala shitëse e pasurive tokë Arë në favor të saj, janë deklaruar si cmime kontrate vlera me qindra-fish më të ulta nga cmimi real i tyre. Përmes këtyre veprimeve, e kallëzuara apo pala tjetër ka shmangur pagimin e një detyrimi të rëndësishëm në favor të shtetit (i cili sipas ndryshimeve të bëra në ligjin “Tatimi mbi të ardhurat”, kjo përqindje varion nga 10-15 % të diferencës midis cmimit të blerjes/krijimit kundrejt atij të shitjes). Pavarësisht nëse detyrimi në favor të organit tatimor do të paguhej nga shitësat apo e kallëzuara, kjo figurë vepre penale, e parashikon dhe dënon njëlloj secilën nga palët pjesë të një kontrate me përmbajtje fiktive dhe me qëllim të posacëm, fshehje të deklarimit të cmimit real, me qëllim mospagimin e detyrimit përkatës tatimor.

III.2. Neni 186 i K.Penal “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikon se “Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim…”;
Nga ana objektive kjo vepër realizohet në dy mënyra, (i) përmes falsifikimit nga ndërhyrja mekanike në një dokument (përmes fshirjes, korrigjimit, ndryshimit të të dhënave etj etj), dhe (ii) përmes falsifikimit material të dokumentit, duke paraqitur në të të dhëna joreale, të pavërteta pra fallso.

Në rastin konkret, rezulton e provuar nga vetë veprimet e të kallëzuarës se, cmimi i referuar në kontratë është plotësisht i pavërtetë, joreal, pra fiktiv e fals. Këto veprime duke pasqyruar një rrethanë të rreme e cila është thelbësore për këtë akt noterial, (me qëllim shmangien e detyrimit tatimor), na con përpara faktit të njohur si fallsifikimi material i dokumentit, i cili parashikohet i dënueshëm nga kjo dispozitë penale.

III.3. Neni 257/a i K.Penal “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i cdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikon se : “Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personitjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet megjobë ose me burgim deri në 6 muaj.
Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.

Kjo vepër penale konsumohet në një nga format e parashikuara si : Refuzimi, mosdeklarimi i pasurive apo interesve privatë të subjekteve që mbartin këtë detyrim. Paragrafi i parë i kësaj dispozite kërkon si kusht që më përpara ILDKPKI-ja të ketë marrë një masë administrative, që më tej të kemi konsumim të saj.

Ndërsa paragrafi i dytë, i cili konsumohet përmes një prej formave si : fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave që mbartin këtë detyrim…” pas-sjell përgjegjësi penale, pa nevojën e një mase më të hershme nga Inspektoriati.
Në këtë kuptim, deklarimi i rremë që ka bërë e kallëzuara në lidhje me cmimet dhe sipërfaqet e pasurive të paluajtshme, në mënyrë të ndryshme nga sa rezultojnë në aktet noteriale, i bën këtë deklarime plotësisht të rreme dhe si të tilla të dënueshme nga kjo dispozitë penale.

E pavërteta në këto deklarime i referohet, qoftë cmimit i cili ndryshe redaktohet në kontratë dhe ndryshe deklarohet në Deklartaën e ILDKPKI-së, ashtu edhe në faktin se, për të njëjtën lloj pasurie të ndodhur në të njëjtën adresë, cmimet janë me dhjetra fish të ndryshëm.

Të dyja këto veprime, thellësisht fiktive dhe joreale, i bëjnë në thelb deklarimet të rreme duke konsumuar nenin 257/a, paragrafi i II, të K.Penal.
III.4. Neni 287 i K.Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikon një tërësi veprimesh të cilat përbëjnë konsumim të kësaj vepre.
Në rastin konkret, së paku në dy periudha (i). v. 2001-2006 dhe (ii). v. 2012-2016, e kallëzuara Çiftja, ka deklaraur dhe ka kryer investime në vlera të konsiderueshme, duke deklaruar si burim të tyre, të ardhurat nga pagat;

Nëse do i referohemi periudhës 2001-2006, kur e kallëzuara në Jetëshkriin e ndodhur në faqen zyrtare KPK.AL, ka deklaruar se ka qenë e punësuar si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie dhe më pas si këshilltare pranë Subjektit “Egnatia”, përveç shpenzimeve të jetesës, udhëtime, pagesa tarifash të ndryshme, pushime etj etj, ka mundur të investojë në pasuri një vlerë prej rreth 3.000.000 lekë.
Pra vetëm me një pagë, ka jetuar, shpenzuar, udhëtuar, pushuar etj etj, madje ka kursyer edhe 3.000.000 lekë !!!

Duke rezultuar e pamundur që me një pagë të realizohen të gjitha sa më sipër, lindin dyshime të arsyeshme, të cilat do të konfirmohen nga hetimet më të thella, se kjo e kallëzuar ka konsumuar elementë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Përveç episodit sa më sipër, rezulton se në periudhën 2012-2016, e kallëzuara me burim pagën e saj, ka mundur të investojë në blerje kuotash dhe ½ e një ndërtese shumën prej rreth 8.500.000 lekë.

Pra vetëm me një pagë, ka jetuar, shpenzuar, udhëtuar, pushuar etj etj, madje ka kursyer dhe investuar edhe shumën prej 8.500.000 lekë !!!
Pra, në dy raste rezutlon e provuar se, e kallëzuara Etleda Çiftja, qartësisht nuk justifikon me disa fish, pasurinë e deklaruar prej saj, duke u bërë shkak kështu që nga prokuroria të fillojë menjëherë një hetim penal dhe pasuror ndaj kësaj shtetase.
Nga sa më sipër, duke rezultuar e qartë se kjo zyrtare, si anëtare e një prej institucioneve bazë të rivlerëismit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është autore e kryerjes së disa veprave penale, përbën domosdoshëmri që organi i akuzës të procedojë sa më shpejt me regjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e hetimeve ndaj të kallëzuarës Etleda Çiftja.

Bashkëlidhur :
 Deklaratë e Interesave Private Para Fillimit të Detyrës nr. Indeksi 14568, datë dorëzimi 17.07.2017;
 Deklaratë e Interesave Periodike/Vjetore, për vitin 2017, dorëzuar në datën 30.03.2018;
 Deklaratë e Interesave Periodike/Vjetore, për vitin 2018, dorëzuar në datën 28.03.2019;
 Kontratë Noteriale nr. 2988/1490, datë 10.07.2006, për sip.3440 m2 , kartela e Pasurisë, me çmimin 300.000 Lek dhe praktika shoqëruse;
 Kontratë Noteriale nr. 2710/1424, datë 30.11.2016 dhe praktika shoqëruse;
 Kartelë pasurie 1450 m2;
 Kartelë pasurie 3000 m2;
Shpresojmë për një hetim të shpejtë dhe të thellë dhe të gjithanshëm,
Me respekt !
Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion
Av.Ndue Pjetra


Të fundit

Po ngjiteshin në Malin e Çikës, bien dy turistë holandezë

Dy turistë holandezë janë bërë protagonistë të një incidenti pasditen e sotme teksa janë ngjitur në Malin e Çikës....

Startojnë zgjedhjet e reja në PS, Rama: Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces…

Startojnë zgjedhjet e reja në strukturat e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka folur sot në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë “Arsyeja themelore...

100 vjet më parë: Çekrezi dhe njohja e Shqipërisë nga SHBA

Nga Ilir Ikonomi Në fillim të vitit 1920, Kostandin Çekrezi nga Ziçishti, njeri i shkolluar në Harvard, nuk linte rast pa ndërhyrë pranë Departamentit të...

Një portë në Mars? Fotoja e roverit të NASA-s që po çmend rrjetin!

Nuk është hera e parë që imazhet nga Marsi ngjallin kureshtje të madhe, por një foto e realizuar këto ditë nga roveri Curiosity i...

Bombardimet ruse i marrin jetën 10 civilëve në Ukrainë

Bombardimet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Sievierodonetsk, kanë vrarë 10 civilë, sipas guvernatorit rajonal. Krahu lindor i Ukrainës është përballur me bombardime të vazhdueshme...

Lajme të tjera

Web TV