“SIGAL UNIQA” kryeson tregun e sigurimeve/ Kompania u shpërbleu klientëve dëme me vlerë mbi 20 milionë euro

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kompania e sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria” zhvilloi këtë të shtunë Takimin Rajonal të grupit. Në fokus të këtij takimi ishte analiza financiare të tre kompanive SIGAL UNIQA në Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut, sfidat dhe ndryshimet që solli pandemia e Covdi 19 si dhe objektivat për 6-mujorin e dytë të vitit 2021 dhe objektivat më afatgjatë për vitin 2022.

Në analizën financiare, CEO i SIGAL UNIQA për tre shtetet, z. Avni PONARI, vuri në dukje ndikimin që pandemia pati në sektorin e sigurimeve. Siç bën me dije kompania, përgjatë mbylljes së 3 vendeve, sigurimet patën një rënie të ndjeshme, por menjëherë më pas filloi rimëkëmbja, duke arritur përgjatë këtij viti sërish në nivelet e para pandemisë.

SIGAL UNIQA ishte e vetmja kompani, e cila, edhe pse ka paguar dëmet më të mëdha të tregut, dëme që erdhën si pasojë e dy tërmeteve të 2019-ës që u shtrinë përgjatë 2020-ës si dhe të dëmeve që erdhën si pasojë e pandemisë nga Covid 19 duke paguar të gjitha kërkesat për dëmshpërblim të klientëve të siguruar më shëndet privat, sërish SIGAL UNIQA ka ruajtur qëndrueshmërinë e saj financiare. Kompania ka kryesuar tregun, me një diferencë të madhe nga kompania që renditet e dyta pas saj. Në total SIGAL UNIQA shpërbleu dëme në vlerën e më shumë se 20 milionë eurove, në më pak se 2 vjet. Ndërsa duhet përmendur fakti se ishte e vetmja kompnai në Shqipëri dhe rajon e cila hodhi në treg sigurimin nga Covid 19, me një çmim simbolik por me përfitime të mëdha për qytetarët.


Të fundit

“SIGAL UNIQA” kryeson tregun e sigurimeve/ Kompania u shpërbleu klientëve dëme me vlerë mbi 20 milionë euro

Kompania e sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria” zhvilloi këtë të shtunë Takimin Rajonal të grupit. Në fokus të këtij...

Blinken në Itali nesër, takime me udhëheqësit dhe Papën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë të dielën Italinë, si pjesë e një turi takimesh në disa vende evropiane. Ai do...

Majami/ Zjarri në brendësi të rrënojave pengon përpjekjet e shpëtimit

Zjarri dhe tymi që dalin nga thellësia e rrënojave të betonit dhe metaleve të një pallati 12-katësh të shembur pranë Majamit penguan përpjekjet e...

Trejsi Sejdini “çmend” ndjekësit, ekspozon të pasmet me bikini

Trejsi Sejdini shfaqet shumë provokuese me postimet e saj në rrjetet sociale. Ish-missi shqiptar njihet për karakterin dhe natyrën energjike, e cila është cilësuar...

Rama përshëndet nismën “Lundro dhe Pastro”: Shqipëria dhe Kosova janë një komb, një destinacion

“Lundro dhe Pastro” është një nismë që u vendos ‘në jetë’ sot, nga autoritetet shqiptare dhe ato në Kosovë. Kjo nismë konsiston në mbajtjen pastër...

Lajme të tjera

Web TV