Zbulimi i monumentit në Parkun Arkeologjik të Amantias/ Rama: Turistët mund të shohin një ekzemplar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zbulimi i varrit monumental në Parkun Arkeologik të Amantias në Ploçe të Vlorës, është padyshim një atraksion më shumë për turistët. Një video të këtij monumenti të rrallë e ka publikuar sot kryeministri Edi Rama, i cili thotë se të gjithë turistët që dashurojnë të udhëtojnë edhe në kohë e histori, tashmë mund të ndalojnë të shohin këtë ekzemplar.

 

“Në Parkun Arkeologjik të Amantias zbulohet një tjetër monument i rrallë. Për turistët që dashurojnë të udhëtojnë edhe në kohë e histori mund të ndalojnë të shohin një ekzemplar që daton nga Shek III p.Kr”, shkruan Rama.

 

Varri monumental doli në dritë pas dy muajsh gërmime të arkeologjisë, ndërsa është një ekzemplar i rrallë për nga përmasat dhe mënyra e ndërtimit, që daton nga Shek III p.Kr. Varri monumental dy mijë vjeçar është një xhevahir i shtuar në parkun antik dhe së shpejti do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë, për t’u vënë në funksion jo vetëm të historianëve por dhe të turistëve, sidomos atyre që janë të fokusuar tek turizmi kulturor.


Të fundit

Belgjika heq kufizimet për udhëtarët shqiptarë/ Ja çfarë do t’i kërkohet pasagjerëve

Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se janë hequr të gjitha kufizimet për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Belgjikës. Në...

E tradhëtoi me psikologen 20 vite më të re, Alma Bektashi i jep fund martesës 25-vjeçare

Këngëtarja e njohur kosovare, Alma Bektashi është një ndër personat të cilët është përpjekur me fanatizëm ta mbajë jetën private sa më larg mediave. Edhe...

Paralajmërimi i FDA për vaksinat Pfizer dhe Moderna, ja arsyeja

Rregullatori i barnave në SHBA ka bërë një paralajmërim në literaturën që shoqëron vaksinat Pfizer dhe Moderna për të treguar rrezikun e rrallë të...

Veliaj takon në Palermo homologun Orlando

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me kryetarin e Bashkisë së Palermos Leoluca Orlando, gjatë një vizite që po zhvillon në...

Zbulimi i monumentit në Parkun Arkeologjik të Amantias/ Rama: Turistët mund të shohin një ekzemplar

Zbulimi i varrit monumental në Parkun Arkeologik të Amantias në Ploçe të Vlorës, është padyshim një atraksion më shumë për turistët. Një video të...

Lajme të tjera

Web TV