Lytton në provincën e British Columbia regjistroi të dielën temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave në Kanada prej 46,1 gradësh Celcius.
“Maksimumi ditor mund të jetë më i lartë, kështu që ndiqni të dhënat zyrtare”, shkroi në Tëitter agjencia meteorologjike “ECCC Ëeather British Columbia”, burimi zyrtar i motit dhe klimës në Kanada.
”Rekordi i mëparshëm ishte 45 gradë Celcius i matur më 5 korrik 1937 në Yelloë Grass dhe Midale, Saskatcheëan”, theksoi agjencia.
Rekordi i vjetër në British Columbia u regjistrua në vitin 1941 në 44,4 gradë Celcius.
Ndërsa pjesët perëndimore të Kanadasë janë nën paralajmërimet e nxehtësisë, një mot i freskët pritet deri në fund të kësaj jave.