E lindur në Jerusalem dhe e diplomuar në Harvard, Natalie Portman është aktore e madhe, jo vetëm aktore e bukur

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Kush e pa për herë të parë në vitin 1994 filmin “Leon profesionisti” kur një vajzë e vogël 12-vjeçare luate rolin aq special të Matildës përkrah Jean Reno, doemos ka menduar se e ardhmja kësaj çupke do ishte në majë të botës së filmit. Por, vajza hebreje me emrin Natalie Portan nuk e ka la famën e marrë që në fëmijëri të rritej vetë. Me një ambicje që nuk e kishin moshatarët e saj, pasi familja emigroi në SHBA, ajo kaloi atje të gjitha ciklet e shkollave të mjeshtërisë së aktrimit dhe jo vetëm. Megjithatë, kjo nuk i mjaftoi për atë që donte të arrinte. Mësoi shkëlqyer hebraishten, anglishten, frëngjishten, gjermanishten, japonishten e deri edhe arabishten. Mësoi të këndojë shumë mirë, të luajë disa vegla muzikore shumë mirë dhe të bëj balet po aq mirë. Dhe qershia mbi tortë ishte diplomimi në universitetin më të mirë në Botë atë të Harvardit për psikologji. Me dy çmime Academy Awards, me dy Golden Globes dhe dy të tjerë British Academy Films Awards, Natalie Portman padyshim është sot një nga aktoret më e mira në Hollywood. Janë me dhjetra filmat e saj në karrierë të arrirë, por më i rëndësishmi dhe më i vlerësuari është “The black swan” (Mjelma e zezë). Me sa mjeshtri, me sa plastikë, me sa emocion dhe me sa profesionalizëm luan vajza hebreje e dikurshme që në këtë film luan rolin e balerinës Nina duke pushtuar plotësisht Hollywood-in. Dhe të mendosh që është vetëm 1.60 centimetër e gjatë. E rrethuar nga yjet e kinematiografisë si Vincent Cassel, Mila Kunis, Winona Ryders, ajo i tregoi jo vetëm kinematografisë por të gjithë botës se të arrish diçka në jetë nuk të bën as prejardhja, as trashëgimia, as ku jeton, e as pasuria, as gjatësia e as pesha, por vetëm studimi dhe puna. Pak ditë më parë Natalie Portman mbushi 40 vjeç, ndërkohë që pasuria e saj është 90 milionë dollarë. Një revistë në SHBA zgjodhi me këtë rast dy fotografi të saj: E para, Portman 12 vjeçe në rolin e Matildës me vazon e lules në dorë dhe Portman tashmë një aktore super e famshme dhe e pasur e fotografuar duke dalë nga një supermarket në SHBA me një vazo lule në dorë. Një dyfotësh që tregon se ajo nuk është një grua e bukur dhe e pasur. Por një aktore dhe grua e madhe.

Lexo edhe :  Kostelacione yjore/ Nëpër vargjet e poeteshës Adelina R. Mamaqi


Të fundit

Po ngjiteshin në Malin e Çikës, bien dy turistë holandezë

Dy turistë holandezë janë bërë protagonistë të një incidenti pasditen e sotme teksa janë ngjitur në Malin e Çikës....

Startojnë zgjedhjet e reja në PS, Rama: Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces…

Startojnë zgjedhjet e reja në strukturat e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka folur sot në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë “Arsyeja themelore...

100 vjet më parë: Çekrezi dhe njohja e Shqipërisë nga SHBA

Nga Ilir Ikonomi Në fillim të vitit 1920, Kostandin Çekrezi nga Ziçishti, njeri i shkolluar në Harvard, nuk linte rast pa ndërhyrë pranë Departamentit të...

Një portë në Mars? Fotoja e roverit të NASA-s që po çmend rrjetin!

Nuk është hera e parë që imazhet nga Marsi ngjallin kureshtje të madhe, por një foto e realizuar këto ditë nga roveri Curiosity i...

Bombardimet ruse i marrin jetën 10 civilëve në Ukrainë

Bombardimet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Sievierodonetsk, kanë vrarë 10 civilë, sipas guvernatorit rajonal. Krahu lindor i Ukrainës është përballur me bombardime të vazhdueshme...

Lajme të tjera

Web TV