Gjendet i vdekur miliarderi i Bitcoin-it

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Miliarderi i Bitcoin dhe themeluesi i shkëmbnimeve të kriptomonedhave Mircea Popescu raportohet se është gjetur i mbytur në brigjet e Kosta Rikës, sipas një raporti të shkurtër dhe mjaft të paqartë nga stacioni televiziv vendas Teletica.


Sipas raportit, Agjencia e Hetimit Gjyqësor vendase ka konfirmuar vdekjen e miliarderit, por mbetet ende e paqartë nëse është gjetur trupi i viktimës apo jo.

Revista Bitcoin bisedoi me disa gra të cilat kishin marrëdhënie me Popescu, të cilat konfirmuan vërtetësinë e lajmit.

Pionieri në fushën e kriptomonedhave ishte një ndër personat që mbante disa nga shumët më të larta të kriptovalutës. Ai ishte vetëm 41 vjeç.

Sipas revistës Bitcoin ai ishte nga personat e parë që mori kriptomonedhën dhe gjithashtu themeloi shkëmbimin e Bitcoin me MPEx në 2012, si dhe një faqe online  rreth Bitcoin, ku shpesh shpërndante opinionet e tij seksiste dhe të prapambetura.

Bazuar në pasurinë e tij marramendëse, zotërimet e tij do të kenë arritur vlerën 2 miliardë dollarë kur Bitcoin arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave në mes të[ prillit. Tregu i kriptomonedhava po mendon se çfarë do të ndodhë me të gjitha ato pasuri. Të bën të mendosh se pa një plan dytësor, pasuritë në kriptomonedha mund të zhduken nga faqja e dheut nëse pronari ndërron jetë./MCN.tv

Të fundit

Gjendet i vdekur miliarderi i Bitcoin-it

Miliarderi i Bitcoin dhe themeluesi i shkëmbnimeve të kriptomonedhave Mircea Popescu raportohet se është gjetur i mbytur në brigjet...

Sherr në Tiranë, 38-vjeçari konfliktohet me një grua dhe kundërshton policët

Një 38-vjeçar ka shkaktuar një konflikt në Tiranë duke kundërshtuar dhe policët. Dyshohet se ai ishte i dehur dhe ka kërkuar të shmangë shoqërimin në...

Ministri grek Dendias për kufirin detar greko-shqiptar: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Teksa ka folur për marrëdhëniet shqiptaro-greke, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka prekur sërish çështjen e kufirit detar mes dy vendeve.  Ai...

Masakra me 4 të vrarë në Velipojë/ 22 gëzhoja janë gjetur në hotelin Gocaj, ekspertiza zbulon se kush qëlloi i pari

22 gëzhoja armësh janë gjetur në vendin e ngjarjes me 4 viktima në Velipojë. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 8 gëzhoja...

Shqipëria blen dronë të armatosur tip “SIHA” dhe tip “IHA” nga Turqia

Konkretizohet marrëveshja për blerjen e dronëve ushtarakë në Turqi, dhe sipas medias turke “Yeni Şafak” Shqipëria ka shpenzuar për blerjen e tyre 8 milionë...

Lajme të tjera

Web TV