Masakra me 4 të vrarë në Velipojë/ 22 gëzhoja janë gjetur në hotelin Gocaj, ekspertiza zbulon se kush qëlloi i pari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

22 gëzhoja armësh janë gjetur në vendin e ngjarjes me 4 viktima në Velipojë. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 8 gëzhoja i përkasin armës tip pistoletë, 5 gëzhoja automatiku, 5 gëzhoja të një tjetër arme pistoletë dhe 1 fishek armë zjarri pistoletë me kapsollë të pagoditur si dhe 3 prella arme zjarri të dëmtuara pjesërisht.

Janë gjetur një pistoletë TT dhe një miniglock. Policia ende nuk ka sekuestruar armën e zjarrit automatik e cila është përdorur në vendin e ngjarjes. Sipas ekspertizës, Hasan Ferracaku ka qëlluar i pari në drejtim të vëllezërve Gocaj dhe 19-vjeçarit Musaen Zeneli. Ai i kreu vrasjet në bashkëpunim me me djemtë dhe nipin e tij.

Hasani qëlloi drejt Edmond Gocajt me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Vëllai i viktimës Xhovani Gocak ka qëlluar drejt Kujtim Ferracakut duke e lënë të vdekur dhe ka plagosur edhe Hasan Ferracakun dhe Elmelind Dylin nipin e viktimës. Pavarësisht se mbeti i plagosur, Hasan Ferracaku mundi të qëllojë drejt Xhovanit duke e lënë të vdekur, madje plumbat kapën dhe kamarierin 19-vjeçar, Musaen Zeneli.

Ekspertiza zbuloi se Edmond Gocaj u vra me 1 plumb në kokë, vëllai i tij, Xhovani Gocaj me disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa 19-vjeçari Musaen Zeneli humbi jetën nga 1 plumb në kraharor. Ndërkohë Hasan Ferracaku ka marrë një plumb në dorë ndërsa 17-vjecari ka marrë një plumb në pjesën e gjurit.

Hasan Ferracaku i plagosur në spital tha se Vëllezërit Gocaj qëlluan të parët ndërsa ata vetë për vetëmbrojtje, por mbetet për t’u zbardhur e gjithë ngjarja.

Ferracaku është marrë në pyetje në mënyrë që të zbardhen të tjera detaje sepse do të ballafaqohen dëshmitë. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë, por për shkak të errësirës është e vështirë të kuptohet se çfarë ka ndodhur. Por ajo që është vërtetuar është fakti se aty kanë qenë të gjithë pjesëtarët e familjes Ferracaku, Kujtim dhe i Hasan dhe tre djemtë e tij që janë shpallur në kërkim dhe nipi i kujtim ferracakut 17-vjeçari i përfshirë në këtë ngjarje dhe i ndodhur në spital pasi është plagosur.

Të fundit

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Lajme të tjera

Web TV