Francë, Gjermani, Portugali, tre kombëtaret e mëdha që ranë në çerekfinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë surpriza Kampionati Evropian i Futbollit “Euro 2020” po bëhet interesant, por që në fazën çerekfinale nuk ka më tre ekipet e mëdha të futbollit si: Gjermania, Franca dhe Portugalia. Suprizë ishte eleminimi i Francës e cila ndonëse në “letra” duket superfavorite përballë Zvicrës u eleminua pas gjuajtjeve të penalltive, pasi rezultati final përfundoi 3-3 në 120 minuta lojë. Mes shumë diskutimesh jo vetëm në Gjermani por në mbarë Evropën ra edhe ekipi i Lëv, i cili i dha fund edhe drejtimit të tij në kombëtare pas 15 vitesh. Gjermania u eleminua nga Anglia, e cila edhe ajo shënoi një rekord, duke fituar pas 53 vitesh me skuadrën rivale që i kishte eleminuar disa herë. Portugalia e Kristiano Ronaldos gjithashtu nuk mundi të përballonte furinë e Belgjikës dhe konsiderohet edhe si pa fat, pasi që në ndeshjen e grupeve përballë kishte ekipe si Gjermania dhe Franca, ndërsa pas kalimit të grupit fat ii ra me një ekip të fortë dhe pretendent si Belgjika.

Gjermania eleminohet si kurrë ndonjëherë

Vetëm në dy raste, nga viti 1930 deri sot, gjermanët nuk kanë marrë pjesë në fazat finale të turneut, në vitin 1930 dhe 1950. Kurrë më parë, “Mannschaft” nuk ishte eleminuar që në raundin e parë, një turp futbollistik i paharrueshëm që do të kujtohet për vite. Për më tepër, në 16 edicionet e mëparshme Gjermania ka arritur gjithnjë të paktën në çerekfinale. I vetmi ekip që është eleminuar vetëm një herë në këtë fazë ka qenë Brazili në vitin 1966. Edhe në vitin 1938 gjermanët u eleminuan në raundin e parë kundër Zvicrës, por në atë kohë ishte me eleminime direkte. Nga viti 1954 dhe më pas ka qenë një histori suksesesh. Gjermania del kampione bote në Zvicër (1954), e katërta në vitin 1958, në çerekfinale në vitin 1962, finaliste në vitin 1966 dhe 1970, sërish kampione në vitin 1974, eleminohet në fazën e dytë në vitin 1978, del finaliste në vitin 1982 dhe 1986, sërish kampione në vitin 1990. Sukseset vazhdojnë duke dalë dy herë në çerekfinale në vitin 1994 dhe 1998. Finaliste në vitin 2002 dhe 2006, e treta në vitin 2010 si dhe sërish kampione në vitin 2014.

Lexo edhe :  Pse Dashët janë kaq unikë në dashuri?

Franca e “vogël” para Zvicrës

Franca, kampione e botës në fuqi eleminohet nga Kampionati Europian. Shumë pak e prisnin, por Zvicra zhvilloi një ndeshje heroike dhe arriti të kalonte në çerekfinale pas goditjeve të penalltive. Ndeshja filloi keq për francezët, pasi Seferoviç i ndëshkoi në minutën e 15-të, por me fillimin e pjesës së dytë francezët arritën të shënojnë dy gola të shpejtë me Benzema, duke përmbysur rezultatin. Më pas do të vinte edhe një gol spektakolar nga Pogba, që do ta çonte ndeshjen në 3-1 dhe të gjithë menduan se ky do të ishte rezultatri përfundimtar. Por nuk do të ishin të këtij mendimi zviceranët, të cilët ne minutat 81 dhe 90 do të arrinin të shënonin dy herë, duke e çuar ndeshjen në shtesa. 30 minutat e shtesës nuk do të mjaftonin për të përcaktuar fituesin dhe ndeshja shkoi te penalltitë, ku djemtë e Petkoviç u treguan më të saktë. I vetmi që gaboi ishte Kylian Mbappe, i cili eleminoi Francën, ndërsa hero ii zviceranëve është portiere Sommer, që priti penalltinë e fundit. Tahsmë në çerekfinale Zvicra do të gjejë Spanjën, e cila u kualifikua disa orë më parë pasi mundi në shtesë 5-3 Kroacinë.

Portugalia “dorëzon kurorën”

Vinte me kurorën e kapiones në fuqi, por ekipi i Portugalisë me në krye kapitenin Kristiano Ronaldo nuk mundi të përballonte Belgjikën pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola, “djajtë e kuq” të Europës dolën në një kundërsulm të shpejtë me Lukakun, që shërbeu për De Bruyne dhe më pas topi shkoi te Thorgan Hazard i cili në minutën e 42′ shënoi nga distanca, duke dërguar sferën në rrjetën e portës së Rui Patricios. Në pjesën e dytë Portugalia ishte më kërkuese dhe madje iu afrua golit me Guerrieron në minutën e 83′, ndërsa Andre Silva dy minuta nga përfundimi i ndeshjes ishte pranë golit por Courtois u tregua i saktë. Tashmë edhe Portugalia iu bashkua dy ekipeve të tjera të mëdha Gjermanisë dhe Francës të cilat nuk mundën të kapërcejnë fazën e çerekfinaleve, ndonëse vinin me pretendime të mëdha dhe candidate për të fituar trofeun.

 

Të fundit

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Lajme të tjera

Web TV