Gjykata Kushtetuese bën prova si të shpëtojë Ilir Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Pas një pritje të gjatë për krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, u formësua edhe Gjykata Kushtetuese, por çështjen e parë, të ndjeshme që mori në shqyrtim në lidhje me ligjshmërinë ose jo të zgjedhjeve vendore 2019, ajo ja delegoi për interpretim Venecias. Përse ky vendim ?

 

Pse ky vendim i çuditshëm i Gjykatës Kushtetuese?…

Sepse është shumë heret që të mendojmë se Drejtësia u pastrua nga kanceri i 30 vjetëve…. Sikur të mendojmë se brenda pesë vjetësh, që nga viti 2016 kur nisi Reforma në Drejtësi, këtu u vendos Drejtësia, atëherë do të ishim naivë. Atëherë do të justifikonim atë periudhë të errët të shtetit dhe të të Drejtës, ku nuk lejohej që as nëpër dritaret e vogla të kalonte një rreze drejtësia. 30 vjet gjykatat nuk dhanë drejtësi; askush nuk dha drejtësi; madje as kisha e xhamia… Tani të mendojmë se menjëherë Drejtësia do të ngrihet më këmbë menjëherë si ‘nuse me tel’?. Jo, sigurisht.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese vjen sepse jemi akoma te okupuar nga ata qe shkelen drejtësinë. Jemi duke avancuar si në hartat e luftës drejt tokave të pushtuara, por jemi akoma herët.. Mijëra ‘ushtarë’ nga repartet e Drejtësisë së re janë akoma me ata… Cilët janë ata?  Regjimi i korrupsionit që kryesohej nga kryetarë të shtetit si Sali Berisha dhe Ilir Meta, i kishin të gjithë ‘ushtarët’ me vete. I kishin vjelur me dorën e tyre nga malet, nga fushat, nga pemët, nga hiçi kulturor, por i kishin vjelur nga njerëzit e tyre besnikë. Me këta njerëz krijuan dhe justifikuan vjedhjet e veta e të shokëve, korrupsionin, luftërat, vrasjet, helmimet… Dhe më në fund këta gjykatës kemi, jo të gjithë janë qëruar njësoj siç qerohen metastazat e kancerit. Tre gjykatës që ka Meta në Gjykatën Kushtetuese janë pjesë e atij helmi. Kjo është demokracia: Edhe presidenti i piketuar si ikonë e korrupsionit ka të drejtë që të emërojë në Gjykatën Kushtetuese ushtarët e vet. Na duhet të presim, por jo në panik.

Megjithatë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të dërguar në ‘Venecia’ vendimin mbi zgjedhjet lokale duket qartë se është një provë për të arritur në ‘faljen’ e Ilir Metës nga shkarkimi që pritet të vijë pas pak në Gjykatën Kushtetuese. Kjo ka ndodhur jo vetëm më Gjykatën tonë.  Të jemi të qartë, kjo është. Ka ndodhur edhe më parë në rajonin tonë ose në kontinente të tjerë.  Për shembull Gjykata Speciale e Jugosllavisë u vonua gjashtë vjet për vendimin që e shpallte kasapin e Bosnjës, Mlladiq- një kriminel lufte. Edhe me Milloshevic kështu ndodhi. Tani Shqipëria ndodhet para provave të tilla me Berishën dhe Metën

Në gjykimin tuaj, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese  nuk janë të aftë profesionalisht për një vendim apo i druhen atakimit nga politika?

Lexo edhe :  Sali Berisha është Sali Berisha

Të gjithë janë të aftë, nuk ka aspak vend paragjykimi mbi paaftësinë. Se atëherë përsëri do t’i konsideronim gjykatësit ‘shenjtorë’. Shenjtorët janë mrekulli e botës, por nuk janë të aftë të bëjnë gjithçka. Ndërsa gjykatësit tanë bëjnë gjithçka, janë shumë të aftë të realizojnë qëllimin e shtrembërimit të drejtësisë. Por pyetja pse po e bënë këtë gjykatësit e Kushtetuses?, shtroni pyetjen. Gjysma e tyre, këtë vendim e duan si dëshmi se e mbrojtën shefin me gjithë forcën e tyre dhe në fund do të kërkojnë shpërblimin. Në një qerthull të korruptuar vetëm kështu bëhen llogaritë. Këta kanë edhe një defekt të madh në informim: Akoma nuk janë bindur se shefat e tyre kane humbur dhe se përballë të drejtës së popullit dhe përballë Amerikës nuk fitohet. Këta gjykatës e kanë ngrënë përrallën se ‘Berisha ka hedhur në gjyq’ Amerikën e do të fitojë; gjithashtu edhe përrallën me ‘raketat ruse’ që mund të sulmojnë Amerikën- siç deklaroi Meta. Po kur ta marrin vesh se kjo nuk ndodh, do të jetë shumë vonë.

 

Cilado të jetë arsyeja a tregon kjo që edhe institucionet e reja të drejtësisë nuk po dalin nga “zhgualli politik”?

Zhgualli është më shumë i helmuar se sa politikë. Magari të ishte politikë- do të thuhej në Shkodër. Në 30 vjetët e fundit edhe zemrës së tokës i ka hyrë helmi i mungesës së drejtësisë, helmi i dhunës, i pabarazisë para ligjit, i gjykatës  shërbëtore ndaj krimit të shefit, i korrupsionit…Marrim vetëm një të dhënë: Rreth 85  për qind e gjykatësve janë rrezuar nga Vettingu. Gjatë rrugës mund të rrëzohen të tjerë. Institucionet e reja të drejtësisë nuk gjejnë dot gjykatës e prokurorë të pa helmuar. Kjo është katastrofë dhe turp që rëndon mbi shoqërinë. Por mëkatin e bënë drejtuesit politik; tani Shqipëria vuan krimin e tyre. Vetë shoqëria, për shkak të Drejtësisë së helmuar, ndodhet në konflikt të trefishtë mes individëve.

Me delegimin e çështjeve kryesore në Venecia, a mund të kthehet në një precedent që për çështje të rëndësishme Kushtetuesja jonë mos jetë në gjendje të marr vendime?

 

Po!, Gjykata Kushtetuese krijon precedentë. Edhe gjithë kjo padrejtësi e korrupsion mund të kthehen në ‘qytetari’ për shoqërinë apo për individin tonë. Duhet ta pranojmë të zezën që i kemi bërë vetes. Edhe mund të humbim. Edhe mund të na dalin në krye këta kriminelë e të korruptuar… Luftë është kjo. Mund të fitojnë ata. Le të bëhemi gati. Zgjedhjet e 25 prillit dëshmuan se shumica e qytetarëve qëndrojnë pozitivisht në anën e ligjit e të të drejtës. Por kjo edhe mund të ndryshojë. Të bëhemi gati që të krijojmë frymën e mirë për Drejtësinë.

 

Të fundit

Erë e fortë nxjerr mbetje nga Adriatiku, mbushet me mbeturina bregdeti i Durrësit

Era që ka përfshirë bregdetin e Adriatikut ka nxjerre në breg të detit sasi të mëdha mbeturinash plastike dhe...

Zhdukja e 3-vjeҫarit në Durrës/ Pas gjyshit, vihet në pranga dhe një tjetër i dyshuar

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende nuk asnjë gjurmë të tij. Nëna e vogëlushit Ile Gjuni,...

Meghan Markle lançon produktin e parë nga brandi i saj i ri

Dukesha e Sussex Meghan Markle ka lançuar produktin e parë nga biznesi i saj i ri ‘American Riviera Orchard’, duke u dërguar influencuesëve dhe...

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Shkon në 20 numri i viktimave

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkaktuar 20 viktima, raporton BBC. Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar...

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më shumë hezitim për të udhëtuar. Harrojini...

Lajme të tjera

Web TV