Eksodi i shqiptarëve më 2 korrik 1990, ja si përgjohej ambasada gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e 2 korrikut 1990 ku një kamion me 36 persona shembi murin e ambasadës gjermane dhe mijëra shqiptarë hynë në ambasadat perëndimore ishte një nga ndodhitë më të guximshme të qëndrimeve antiqeveritare. Kjo ngjarje jo vetëm që bëri bujë të madhe asokohe, por pati një impakt të madh dhe i hapi rrugë zhvillimeve të tjera të rëndësishmë në muajt pasardhës në vendin tonë.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit  ka publikuar disa foto nga Dosja e Objektit 206, që është edhe plani i masave lidhur me këtë ngjarje.

Në një raport sekret të Sigurimit të Shtetit shkruhej se “duhet bërë çmos që kjo masë njerëzish për tani dhe të ardhmen të mos kthehet në kontingjent të armikut. Në Shqipëri ata kanë njerëzit e tyre, familjet, farefisin dhe shokët që në tërësi bëhen me dhjetëra mijëra persona. Edhe në këtë rast duhet evituar që përmes tyre, armiku i jashtëm apo i brendshëm, të gjejë një shtresë apo grupe të favorshme penetrimi e veprimtarie kundër popullit e atdheut tonë”.

Edhe pse pushteti komunist ishte në grahmat e fundit në Shqipëri, gjuha dhe taktikat e përdorura nga Sigurimi i Shtetit, organi kryesor ku mbështetej diktatura komuniste, ishin të njëjta. Qytetarët e larguar nëpërmjet ambasadave do të vëzhgoheshin edhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë kryesore Sigurimi i Shtetit, do ta përqendronte në Gjermani ku do të vendosej dhe numri më i madh i të larguarve. Do të hartohej një plan masash me qëllimin evidentimin e veprimtarisë së refugjatëve në Gjermani. Në një dokument të 25 korrikut 1990 përcaktoheshin këto masa:

  1. Pas miratimit të vendimit dhe planit të masave, do të plotësohet sipas rregullit fashikulli i kësaj çështjeje të veçantë dhe do kryhen veprimet për regjistrimin e tij në Kartotekë.
  2. Sipas listës emërore që do të sigurohet, do të bëhet kontrolli i refugjatëve në Kartotekat e Drejtorisë së Tretë dhe Drejtorisë së parë për të marrë dhe studiuar materialet që janë në ngarkim të tyre.
  3. Të studiohen materialet e disa bp. që kanë ikur me këtë kontingjent dhe të shikohet mundësia e punës me ta.
  4. Me anën e një letre operative do të njoftohet rezidentura e Bonit mbi ndjekjen e këtij problemi si çështje e veçantë, – do t’i dërgohet lista emërore e refugjatëve dhe do të udhëzohen të kryejë detyrat e të marrë masat përkatëse, si:
  5. Të aktivizojë bashkëpunëtorin “6761” me detyrë konkrete në këtë drejtim, të interesohet për stabilizimin dhe qëndrimin fillestar të refugjatëve.

b.Me detyra të ngjashme aktivizohet dhe bashkëpunëtori “6759”, i cili ka mundësi të futet dhe në ambientet gjermane për të mësuar lidhur me këtë problem.

  1. Të shfrytëzojnë kontaktet me burimet e tjera legale e ilegale për t’u informuar mbi vendndodhjen, qëndrimin, deklaratat e ndryshme që mund të bëjnë e intervistat që mund të japin, të cilat duhet t’i grumbullojnë e dërgojnë në Qendër, të evidentojnë lëvizjet e tyre në vendet e tjera.
  2. Të shfrytëzojnë të gjitha rrugët e mundësitë për të mësuar mbi interesimin që do të tregojnë ndaj këtyre refugjatëve për t’i shfrytëzuar për interesat e tyre të arratisurit ose XXX e ndonjë tjetër, si dhe mbi përgatitjen agjenturore që personave të veçantë mund t’u bëhet nga organet e rendit.
  3. Rezidentura të hartojë dhe dërgojë planin e masave për këtë çështje.
Lexo edhe :  Krisjet martesore, e ftuara e thotë troç: Burrat tradhtojnë se gratë e kanë lëshuar veten

Në një dokument tjetër me të njëjtin motivacion, parandalimin e aktivitetit armiqësor të refugjatëve të ambasadave përcaktoheshin disa masa të tjera, si:

  1. Do të aktivizohen elementët patriotë, kosovarë, miqtë e dashamirësit e vendit tonë për t’iu kundërvënë fushatës propagandistike të të larguarve, për t’i larguar ata nga rruga armiqësore, për t’u bërë presion e për të kërcënuar elementë të veçantë aktivë.
  2. Do të intensifikohet puna në drejtim të mbajtjes nën kontroll dhe përpunim të krerëve të emigracionit shqiptar, si Leka Zogu, Zef Camaj, Ndue Gjokmarkaj etj., për të mësuar mbi interesimet, kontaktet dhe përpjekjen për shfrytëzimin e këtij kontingjenti për qëllime propagandistike apo diversive.
  3. Në aspektin informativ do të synojmë të mësojmë:
  4. Puna e zbulimeve të huaja para dhe pas largimit nga vendi ynë të qytetarëve që u futën në ambasadat e huaja dhe pas largimit nga vendi ynë të qytetarëve që u futën në ambasadat e huaja (cilat ishin nxitësit direktë, cilët ishin elementët drejtues e organizatorë të ngjarjes së 2 korrikut; mbi mundësinë e rekrutimeve të bëra gjatë qëndrimit në ambasada; mbi masat për kontrollin e përgatitjen agjenturore të tyre në kampet apo strehimet ku janë vendosur etj.
  5. Mbi tendencat e të larguarve për grupim e krijim partish apo organizatash politike, gjatë kohës që gjenden nëpër kampe apo në ndikimin e synimeve të emigracionit reaksionar.
  6. Mbi synimet politike të shteteve që i nxitën dhe i strehuan.

Agjentë të Sigurimit u infiltruan ndërmjet refugjatëve. Në një dokument kërkohej nga agjenti i inflirtuar “1472” të interesohej për këto çështje: “qëndrimi zyrtar gjermanoperëndimor ndaj të ardhurve, premtimet që iu jepen, seleksionimi i tyre, regjimi në vendet e përqendrimit, tendencat për grupime politike, nëse ka sinjale për aktivizim të shpejtë të tyre me detyra diversive, organizatorët e ngjarjes, lidhjet eventuale me zbulimin gjermanoperëndimor, elementët e penduar që mund të shfrytëzohen nga ne, elementët më të armiqësuar të evidentuar deri tani, trajtimi dhe puna që po bëhet me intelektualët etj”. Ky problem kërkohej të ndiqej me përparësi.

Në një tjetër dokument jepej porosi nga ministri i brendshëm që:

  1. Të bëhen përpjekje për të siguruar sa më shumë informacion nga përpunimi i refugjatëve që ikën nëpërmjet ambasadave, me synim për të zbuluar organizatorët që kanë mbetur brenda vendit. Kjo do të ishte një goditje e madhe për të sqaruar këtu situatën dhe goditur elementin armik.
  2. Të studiohen e shfrytëzohen kosovarët për sa thuhen në germën “a”.
  3. Qoftë edhe duke paguar diçka, të siguroni filmimin e refugjatëve në kampe, kushtet e punës dhe të jetesës duke theksuar anën negative të problemit.

Dosjet e Sigurimit mbi ambasadat përmbajnë informacione dhe për refugjatët që mbanin qëndrim negativ ndaj regjimit komunist, por dhe për elementët e penduar që kërkonin të ktheheshin në Shqipëri dhe mund të përdoreshin nga propaganda komuniste. Ka dhe informacione të takimit të elementëve zogistë me refugjatët. Pjesë e dokumenteve të Sigurimit ishin dhe profili, biografia e refugjatëve që ishin kundër regjimit, hetimi, kush ishin organizatorët e ngjarjeve në ambasada, etj.

Më poshtë gjeni të bashkangjitura edhe fotot e publikuara:

 

 

Të fundit

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Sipas informacioneve,...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

Lajme të tjera

Web TV