Kushi pret homologen e saj nga Kosova: Synimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi priti homologen e saj nga Kosova, Arbërie Nagavci Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth vijimit të bashkëpunimit shumë të mirë në fushën e Arsimit dhe Shkencës, si dhe punës intensive për zbatimin e plotë dhe efikas të marrëveshjeve të deritanishme mes dy vendeve.

Me shumë kënaqësi prita sot homologen time nga Kosova, Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, e cila vizitën e saj të parë zyrtare si ministre e zhvilloi në Shqipëri”- shkruan ministrja Kushi në facebook.

“Synimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit me takime të përbashkëta jo vetëm në nivel ministror apo qeveritar, por edhe në nivel të institucioneve tona arsimore, me trajnime për mësuesit, shkëmbim eksperiencash për mësues e nxënës, aktivitete shkencore e konferenca për studentë e pedagogë, si dhe angazhimin tonë për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë” – shprehet Kushi.

Ndërkohë, në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame” në Tiranë, e cila është e binjakëzuar me shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, Ministrja Kushi dhe Ministrja Nagavci zhvilluan një takim dhe bashkëbisedim me mësues nxënës, si dhe me disa drejtues shkollash të cilat kanë projekte binjakëzimi me shkolla të ndryshme në Kosovë.

Të fundit

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV