Kushtetuesja vendosi për listat e hapura, opozita parlamentare merr “triumfin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari përfaqësuese e opozitës, pasi e cilësoi si arritje të madhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave, i bëri thirrje Parlamentit të ardhshëm që të mos shikojë partitë, por vendin. Tashmë me vendimin e Kushtetueses, renditja e kandidatëve fitues për deputetë bëhet në bazë të votave preferenciale, pa pasur nevojë për të kapërcyer herësin.

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka komentuar nga foltorja e parlamentit vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave në zgjedhjet e ardhshme që i dha të drejtë kauzës së partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Bindjes Demokratike. Hajdari tha se është një vendim në dobi të qytetarëve shqiptarë. “Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të drejtë në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ky vendim kurorëzoi një betejë shembullore që kemi bërë së bashku me disa kolegë këtu, për hapjen e listave të deputetëve për zgjedhjet parlamentare. Gjykata Kushtetuese dje na dha të drejtë ne, që thoshim se ndryshimet e Kodit Zgjedhor në minutën e fundit dhe duke futur atë pjesë të hiles që u pa fare qartë, herësin në kodin zgjedhor dhe njëherë i mbylli listat dhe ia dha ekskluzivisht në dorë kryetarit të partisë për të bërë listat e kandidatëve”, tha Hajdari duke shtuar se ky vendim është tejet kurajoz, i drejtë dhe në dobi të fuqizimit të qytetarëve shqiptarë. “Ne nuk duhet të jemi naivë. Prapë do gjeni metoda, marifete për të sajuar një metodë tjetër për t’i mbajtur listat e mbyllura, por sërish mendoj që ne duhet të bëjmë një lloj reflketimi që i duhet këtij vendi”, deklaroi Hajdari. Ajo tha se Shqipëria ka nevojë për më shumë demokraci, ka nevojë që njerëzit të kenë disa pika referimi të shëndetshme dhe të moralshme. “Ata kanë nevojë t’i shikojnë këta shembuj. Por sot ata nuk i kanë. Shqiptarët kanë nevojë për më shumë fuqi në vendimmarrje dhe vendi ka nevojë për këtë oksigjen që vetëm demokracia ia jep, asnjë njeri tjetër. Sot është e kundërta, modeli i suksesit, apo fatkeqësisht që ecën përpara është horri me makinën e shtrenjtë që s’ka punuar as një ditë dhe ende në rrugët e Tiranës dhe nuk ndëshkohet për aktivitetin kriminal që bën. Ky është modeli që shohim çdo ditë”, tha Hajdari nga foltorja e Kuvendit. Ajo është ndalur te realiteti i parlamentit, që në optikën e saj e quan servile politikën. “Një model tjetër që ne e njohim në këtë sallë, është modeli i servilizmit, i vetmi model që ka ecur përpara. Modeli më i përbuzur. Ne duhet të shkojmë përtej këtyre modeleve kaq të mbrapshta që vijnë në këtë sallë për të përfituar nga taksat e shqiptarëve. Thirrja ime të mos e përfaqësojmë këtë model”, tha ajo. Deputetja në ikje, Rudina Hajdari ka bërë një thirrje të sinërtë nga salla e Parlamentit. “Thirrje e sinqertë, çlirojeni vendin nga ky mallkim 30-vjeçar dhe jepuni shqiptarëve pushtetin që iu takon. Duhet që patjetër të ndryshoni sistemin zgjedhor. Duhet të kemi një sistem proporcional kombëtar. Duhet të shtrëngojmë patjetër ligjet në këtë vend dhe të ndëshkojmë në mënyrë të pakursyer, organizatat e krimit të organizuar. Vendi ynë është i mrekullueshëm, i kemi të gjitha potencialet për ta zhvilluar këtë vend”, u shpreh Hajdari. Më tej ajo iu bëri thirrje deputetëve të legjislaturës së ardhshme të mos shohin partitë, por vendin. “Ajo që bëj thirrje në legjislaturën tjetër, është që kur të ecni përpara mos shikoni partitë por vendin. Jepuani shqiptarëve demokracinë e munguar. Sa kam mundur në këto katër vite, kam bërë çfarë kam mundur për ta çuar këtë vizion përpara. Kam punuar për integrimin e vendit”, tha Hajdari duke shtuar se ajo ka luftuar për hapjen e listave, që sipas asaj ia dolën me sukses. “Do vazhdoj të punoj dhe nesër kur të mos jem këtu. Shqipëria është e para dhe më pas partitë me radhë. Boll me sherre, me konflikte, me korrupsion, me përdorim të njerëzve. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë majtas e djathtas duke debatuar pikëpamjet e kundërta dhe duke nxjerrë më të mirën që vendi të ecë përpara”, deklaroi Hajdari.

Lexo edhe :  Nis protesta para bashkisë, të pranishëm politikanë të opozitës dhe Argita Malltezi

Opozita

Opozita parlamentare e cilësoi si një fitore vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila caktoi se renditja e kandidatëve fitues për deputet të bëhet në bazë të votave preferenciale, pa pasur nevojë për të kapërcyer herësin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që hapi 100% listën e kandidatëve për deputet u kthye në qendër të diskutimeve në sallën e Kuvendit. Në mungesë të reagimit nga dy forcat kryesore politike, PS dhe PD, opozitarët e vegjël nuk nguruan të ngrinin flamurin e fitores. Përvec Rudina Hajdari e cila për gjashtë muaj ishte pjesë e tryezave në Këshillin Politik, një tjetër zë që nuk do të dëgjohet në sallën e Kuvendit është Myslim Murrizi, deputeti që u rebelua ndaj Lulzim Bashës duke mos pranuar djegien e mandatit nën argumentin se kishte për mision hapjen e listave të kandidatëve për deputet, duke akuzuar se në shtator do të ketë një kompromis Rama-Basha për sistemin zgjedhor. Në mungesë të krerëve të partisë, qëndrimin politik të mazhorancës e bëri Elisa Spiropali e cila kërkoi bashkëpunim me PD, por jo për çështjen që e akuzoi Murrizi. Pas kësaj seance, deputetët duhet të kishin marrë pushimet, por Konferenca e Kryetarëve vendosi të zgjasë punimet edhe me një javë pasi kjo legjislaturë ka edhe një detyrë të fundit, zgjedhjen e dy anëtarëve zëvendësues në organet e vettingut.

 

Të fundit

Dortmund thyen në mënyrë spektakolare Atleticon dhe kualifikohet në gjysmëfinalen

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit,...

PSG “shkelmon” Barcelonën jashtë Championsit, katalanasit nuk rezistojnë me 10-të lojtarë

Barcelona jashtë Championsit. Në Montjuic, në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së, ndodhi ajo që më pak pritej nga tifozët “blaugrana”. Skuadra franceze fitoi thellë...

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët drejtpërdrejt në aplikacion. Ky informacion u...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

Lajme të tjera

Web TV