Pas divorcit të bujshëm me Johnny Depp, Amber Heard zbulon se është bërë nënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish bashkëshortja e Johnny Depp, Amber Heard ka befasuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale pas lajmit se është bërë nënë e një vajze.

Aktorja 35-vjeçare e Aquaman sot konfirmoi lajmin e lumtur në një seri postimesh në rrjetet sociale.

“Jam shumë e ngazëllyer që ndaj këtë lajm me ju”, filloi ajo postimin e saj, duke ndarë një foto me vajzën e saj të vogël.

“Katër vjet më parë, vendosa që doja të kisha një fëmijë. Doja ta bëja me kushte të mia. Tani e vlerësoj sa radikale është që ne si gra të mendojmë për një nga pjesët më thelbësore të fatit tonë në këtë mënyrë” vazhdoi ajo.

“Uroj shumë që të arrijmë deri aty sa të normalizohet fakti që të mos duam domosdoshmërisht një unazë në gisht për të bërë një fëmijë”, vazhdoi ajo.

“Një pjesë e imja dëshiron të mbështesë atë që jeta ime private nuk është çështje e askujt. Unë gjithashtu kuptoj se natyra e punës sime më detyron të marr kontrollin e kësaj. Vajza ime lindi në 8 Prill 2021. Emri i saj është Oonagh Paige Heard. Ajo është fillimi i pjesës tjetër të jetës sime. ”

Page Six raportoi se vajza e vogël quhet pas nënës së ndjerë të Amberit, Paige. Ajo lindi me ndihmën e një nëne surrogate pasi Amber u tha se kurrë nuk do të ishte në gjendje të mbante fëmijën e saj.

 

 

Të fundit

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza...

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 71.7 lekë. Franga zvicerane kap vlerën...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Lajme të tjera

Web TV