Stacionet e plazheve, Klosi: Procesi zgjedhor nuk na lejonte ta hapnim aplikimin, do ta mbyllim këtë punë në 3, 4 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stacionet e plazheve, Klosi argumenton: Procesi zgjedhur nuk na lejonte që ta hapnim procesin, do ta mbyllim këtë punë në 3, 4 ditë

Ministri i Turizmi Blendi Klosi nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të qartë pse nuk është bërë akoma ndarja e stacioneve të plazheve, vonesë që ka nxitur konflikte të rënda në bregdet, por tha se brenda pak ditëve kjo çështje do të marrë zgjidhje.

Duke shmangur prezencën e medias ministri i turizmit Blendi Klosi u takua për herë të parë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë me turoperatorët dhe hotelierët e Durrësit për të komunikuar mbi problematikën e ndarjes së stacioneve të plazheve.

Klosi ka kërkuar  të përshpejtohet puna për aplikimin dhe ndarjen e parcelave brenda pak ditësh, pasi do të ketë një rihapje tjetër aplikimi për stacionet e mbetura.

“Pra kemi një situatë e cila ka nevojë shume të përshpejtohet. Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3, 4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qendrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre posedueseve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt”, u shpreh Klosi.

Ministri ka justifikuar edhe vonesat e konstatuara në hapjen e aplikimeve për stacionet e plazhit në vend.

“Procesi zgjedhur nuk na lejonte që ta hapnim procesin e aplikim it të parcelave dhe ajo u hap vetëm mbas 25 prillit. Kemi të realizuar në këtë proces në shkallë të madhe”, tha Klosi.

Në bregdetin e Durrësit në total janë 815 parcela, nga të cilat 638 mund të menaxhohen nga privati, por që aktualisht janë bërë vetëm 430 aplikime, nga të cilat 70 janë refuzuar. Ndërkohë nga Bashkia e Durrësit do menaxhohen 160 parcela publike.

Lexo edhe :  Europianët kampionë për të pirë alkool/ Si renditet Shqipëria në raport me botën?

 

Të fundit

Arrestimet për korrupsion, opozita kërkon dorëheqjen e Manastirliut

Pas arrestimit të dy zyrtareve të Ministrisë së Shendetësisë dhe dy përfaqësuesve të një kompanie private për akuzën e...

Bardhi kundër Bashës, hap “portën” për Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazmend Bardhi, ka lënë të hapur mundësinë për bisedime me grupimin e Berishës, me qëllim gjetjen e pikave...

Horoskopi ditor, e martë 6 qershor 2023

Dashi Do keni disa keqkuptime gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sot, por gjithçka mund të zgjidhet shpejt nëse tregoheni të matur e...

Pritjes i erdhi fundi/ Apple lançon syzet më të reja “Vision Pro”

Apple prezantoi ditën e sotme setin e ri të përfolur prej kohësh që do t'i vendosë përdoruesit e saj midis botës virtuale dhe asaj...

Lajme të tjera

Web TV