Horoskopi ditor, 3 korrik 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Herë pas here do gjendeni në situata të sikletshme sot dhe nuk do dini çfarë të bëni. Mërzitja do mbizotërojë në shumicën e ditës. Nëse jeni në një lidhje do mundoheni me çdo kusht të ruani stabilitetin në jetën tuaj. Do bëni lëshime dhe do sakrifikoni pak lirinë tuaj në mënyrë që të arrini atë që doni. Ju beqarët, falë influencës së Hënës do përjetoni emocione të reja. Disa nga ëndrrat tuaja më në fund do të bëhen realitet. Shfrytëzojeni sa më shumë ditën. Në punë do keni detyra të vështira, por kjo nuk do të thitë që të dorëzoheni menjëherë. Bëni pak më shumë kujdes nga zilia e kolegëve. Për sa iu përket financave gjendja do jetë më e qëndrueshme pasi do jeni shumë të motivuar për të bërë më të mirën.

Demi

Marsi do ju bëjë shumë të zotët sot dhe do arrini të kontrolloni çdo gjë duke mos lënë të papritura. Do keni aftësinë të përshtateni me çdo situatë. Përmirësimi që ka filluar në jetën tuaj sentimentale do të vazhdoje edhe gjatë kësaj dite dhe të gjitha problemet që kishit do të zhduken. Kërkoni falje nëse keni bërë më parë ndonjë gabim dhe do iu falin. Ju beqarët do të ndihmoheni mjaft nga Venusi, i cili do iu bëjë të lundroni në detin e dashurisë dhe kënaqësisë. Në punë mos reagoni kuturu sepse keni për të pasur probleme me të vërtetë serioze. Dëgjojini me kujdes këshillat e kolegëve të vjetër. Maturia në sektorin financiar do jetë shumë e domosdoshme.

Binjakët

Buxheti do luajë rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e jetës tuaj në çift gjatë kësaj dite. Herë do ndiheni mirë, por herë do jeni edhe nervozë. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj në çift ka pasur tronditje, bëni të pamundurën për të zgjidhur gjithçka. Flisni me partnerin për çdo shqetësim apo problem dhe keni për ta parë se gjërat do shkojnë mirë. Ju beqarët do jeni shumë këmbëngulës në kërkimin e dashurisë. Nuk do jeni të fiksuar pas pamjes së dikujt pasi më shumë rëndësi do ketë njeriu. Ka mundësi të gjeni dikë të së njëjtës klasë sociale. Në punë, më në fund do vini një zbatim njohuritë e marra më parë dhe do ndiheni edhe më mirë me veten. Falë Merkurit do ketë përmirësime të ndjeshme të financave.

Gaforrja

Disa tronditje të vogla financiare mundet t’ua turbullojnë pak jetën gjatë kësaj dite, megjithatë nuk mund të themi se do përballeni me probleme serioze. Saturni do pushoje së influencuari në jetën tuaj në çift. Ambienti do fillojë të ngrohet dhe bashkëpunimi do forcohen ndërmjet jush. Nëse jeni ende një zemër e vetmuar, planetët do iu ndihmojnë mjaft. Mundësitë për aventura do jenë të shumta, por mund të keni edhe mundësi për lidhje serioze. Në punë do finalizoni një projekt të nisur më parë dhe do keni argumente të forta për të marrë atë që kërkoni. Financat do jenë të shkëlqyera. Bëni shpenzimet që keni planifikuar dhe shlyejini borxhet që kishit.

Luani

Nuk do jeni shumë të butë gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund të tregoheni më të ashpër sesa duhet me personat që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do të përmirësohet mjaft. Nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni sepse ai që dashuroni do ua plotësojë të gjitha qejfet. Ju beqarët do keni mundësi të provoni një dashuri të sinqertë dhe shumë të bukur. Ëndrra juaj më në fund do të bëhet realitet. Në punë nuk do duroni dot që të tjerët t’iu thonë çfarë duhet të bëni dhe mund të debatoni me disa. Financat do rrezikohen ndjeshëm pasi do keni tendencë të shpenzoni pa i hedhur sytë nga buxheti që keni.

Virgjëresha

Në disa raste do ndiheni nën presion sot për të bërë më të mirën e mundshme. Mundet edhe të lodheni pak, por do arrini atë që dëshironi. Për jetën sentimentale do jetë ditë më e favorshme për ju që ende nuk e keni gjetur shpirtin binjak. Do jeni tërheqës dhe magnetë të vërtetë. Askush nuk do kalojë pa i hedhur njëherë sytë nga ju. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë e stabilizuar dhe pa probleme. Ruajeni sa më shumë këtë klimë. Në punë keni për t’u përballur me sfida të forta, por asgjë nuk do ju duket e papërballueshme. Jupiteri do ndikojë tek financat dhe do iu bëjë më të matur. Para se të kryeni një shpenzim duhet t’i bëni mirë llogaritë.

Lexo edhe :  Rendi i lindjes tregon se me kë duhet të martohesh?

Peshorja

Nëse mendoheni disa herë para se të veproni nuk do mund të bëni gabime sot. Nëse jeni në një lidhje, Mërkuri do krijoje të gjitha kushtet e nevojshme që ju dhe partneri të dialogoni sa më mirë me njeri-tjetrin. Mos e privoni veten nga asgjë dhe merrni të gjithë kohën e nevojshme për te diskutuar. Nëse jeni vetëm pritet të keni një takim të rëndësishëm. Sido që të jetë mos u nxitoni për të marrë vendime. Sipas Dritare.net, në punë do jeni shumë profesionistë dhe nuk do ndaleni para asnjë sfide. Do i mbroni idetë tuaja edhe sikur të gjithë t’iu vihen kundër. Nëse nuk bëni shumë shpenzime nuk do keni asnjë problem as në planin financiar.

Akrepi

Sot do jeni të frymëzuar dhe me shumë ide të mira në mendje. Do jeni këmbëngulës dhe nuk do ndaleni derisa të bëni atë që ëndërroni aq shumë. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje nuk do jetë aspak i kërcënuar. Përgatisni disa momente romantike për ta ndezur edhe më shumë atmosferën. Ju beqarët do mund të gjeni gurin e çmuar, por duhet të bëni kujdes pasi ai duhet mbajtur me kujdes që të mos ‘’thyhet’’ ose që dikush tjetër të mos ua rrëmbejë nga duart. Në punë do merrni një informacion sekret që do ju ndryshojë gjithë rrjedhën e gjërave. Gjithçka ka për të qenë në favorin tuaj. Edhe për financat do jetë ditë pozitive kështu që duhet të shfrytëzoni rastin për të bërë ndonjë investim.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite duhet të bëni të pamundurën për t’iu qëndruar sa më larg konflikteve sepse ato do ua përkeqësojnë jetën dhe do ju vënë para provave të vështira. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të kapeni edhe pas gjërave më të vogla me partnerin tuaj dhe do ju duket sikur gjithmonë ua kanë fajin të tjerët. reflektoni dhe keni për ta kuptuar se gaboheni. Ju beqarët më mirë të bëni durim dhe të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa sepse nëse i bëni sot do lëndoheni shpejt. Në punë do jetë ditë shumë ë trazuar dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Gjendja financiare do mbetet delikate dhe e trazuar.

Bricjapi

Do jeni shumë bujarë sot me të gjithë dhe do i shihni gjërat pozitivisht. Në fakt mirë është që në çdo moment të ruani pak një hije dyshimi në mënyrë që mos lëndoheni më pas. Nëse keni një lidhje Saturni do kujdeset për jetën tuaj sentimentale. Nuk do jeni më ëndërrimtarë si dikur dhe kthimi në realitet do ju bëjë mirë. Mund të zbuloni edhe një anë tjetër pozitive të partnerit që as e dinit se ai mund ta kishte. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një surprizë shumë të madhe. Në punë do i mahnitni të gjithë me vendosmërinë dhe këmbënguljen. Prezenca e Marsit tek qielli juaj do jetë goxha e dobishme për financat dhe ato do të përmirësohen.

Ujori

Sot planetët do sjellin ndryshime të mëdha për ju. Do ndiheni më mirë dhe zemra do ju mbushet me optimizëm. Për u të dashuruarit, ndikimi shumë i madh i Plutonit do bëjë që të mos keni asnjë problem me partnerin. Dita do jetë euforike dhe rutina do të largohet. Herë- herë do ndiheni mjaft të lumtur. Ju beqarët do ndikoheni pozitivisht nga Urani dhe mund të keni edhe takime që do lenë mbresa. Në punë dëgjojini shefat dhe mos bëni të kundërtat e atyre që do ju kërkohen. Vetëm kështu di ecni para. Me menaxhimin e financave do tregoheni paksa indiferentë dhe problemet do jenë edhe më të mëdha.

Peshqit

Ka mundësi që sot në shumë momente të ndiheni të mërzitur dhe të mos keni dëshirë për të bërë asgjë. Fatmirësisht planetët nuk do ju lënë në baltë dhe mund të ndryshojnë gjithçka. Ju të dashuruarit, për njëherë të vetme do e lini veten të lirë dhe do i shprehni ndjenjat tuaja pa menduar si do i presë partneri. Do keni edhe kurajë të flisni shumë hapur. Ju beqarët do keni ndryshime dhe takime, por nuk duhet të premtoni asgjë pa qenë të sigurt. Në punë hapat që do hidhni mund të mos ju çojnë atje ku kishit menduar dhe në disa momente do ndiheni vërtet keq. Nëse sapo keni filluar një punë të re tashmë gjërat do ju ecin qetësisht. Në planin financiar do keni mundësi të mira për të përmirësuar buxhetin. Tregohuni edhe më të kujdesshëm me shpenzimet që bëni.

Të fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Lajme të tjera

Web TV