Njeriu i dytë më i pasur në botë jeton në shtëpi me qira, ja sa paguan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

CEO i “Tesla”, Elon Musk, njeriu i dytë më i pasur në botë, pasuria e të cilit përllogaritet  në rreth 185 miliardë dollarë, zbuloi se jeton me qira.

Musk shkruante në një postim në “Tëitter” se kishte marrë me qira një shtëpi në Boca Chica, Texas, që kushton 50,000 dollarë, raporton “Insider”.

Musk shkroi: “Unë jetoj në një shtëpi që kushton 50,000 dollarë“.

“Teslarati”, një kompani mediatike që ndjek lajmet e “Tesla”, njoftoi javën e kaluar se kishte marrë një informacion se shtëpia e Musk ishte një “Boxabl Casita”, një shtëpi 375 metra katrorë me një kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një banjo, çmimi i së cilës fillon nga 49,500 dollarë.

Në nëntor, “Boxabl” postoi një video të një njësie që po ndërtonte në Boca Chica. Shtëpia ishte për një “klient tepër sekret”,- tha kompania. “Boxabl”, me qendër në Las Vegas, synon të prodhojë në masë banesa me kosto të ulët. Krijon shtëpi që dorëzohen në një kuti dhe mund të ndërtohen brenda një dite.

Musk duket se po mban një premtim që ai bëri në maj të vitit 2020 për “të mos pasur asnjë shtëpi”. Javë më vonë, pesë nga shtëpitë e tij u renditën për shitje në “Zillow”. Në fund të dhjetorit, “Los Angeles Times” njoftoi se Musk kishte shitur tre pallate të tij ngjitur në Bel Air për 40.9 milion dollarë.

Drejtori i Përgjithshëm i “SpaceX” tha në qershor se i kishte mbetur vetëm një shtëpi në San Francisco Bay Area që ai e kishte dhënë me qira dhe po priste ta shiste.

 

Të fundit

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur....

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

Lajme të tjera

Web TV