Ambasada amerikane feston 245-vjetorin e SHBA/ Yuri Kim: Le të vlerësojmë, të mbrojmë dhe të përtërijmë demokracinë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në Ambasadën Amerikane festohet sot ditëlindja e 245-të të Shteteve të Bashkuara. Në një postim në Tëitter, ambasada amerikane në Tiranë, shkruan se patën kënaqësinë që Ditën e Pavarësisë ta festonin me miq të Shqipërisë gjatë kësaj jave.

Në vitin e ardhshëm, thuhet në postim, ” mirëpresim të çojmë akoma më tej demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.”

Në fjalimin e saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim sjell në vëmendje se ndërsa SHBA feston sot ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, shënohet gjithashtu 30 vjet qëkur në Shqipëri u rrëzua diktatura komuniste në përkrahje të demokracisë.

“Në një nga veprimet tuaja të para si një popull i lirë, Shqipëria i shtriu dorën e miqësisë Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara e kapën me krenari dorën tuaj në vitin 1991 dhe ne kurrë nuk e kemi lëshuar. Ndërsa vijmë bashkë këtë mbrëmje për të festuar demokracinë – qofshin 245 vjet apo 30 vjet – është e qartë në përvojat tona përkatëse se demokracia nuk është e lehtë. Ajo duhet të çmohet, të vlerësohet, të mbrohet, të përtërihet. Ne duhet të festojmë sukseset tona dhe t’i përdorim ato si frymëzim për suksese edhe më të mëdha. Duhet të përballemi me të metat tona në të njëjtën frymë – pa u turpëruar apo pa patur frikë, por me vendosmëri për të gjetur gjuhën e përbashkët, mënyra më të mira për të punuar me bashkëqytetarët tanë dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm për mësimet e së kaluarës, por gjithmonë me sytë mbi të ardhmen.

Kështu që ndërsa festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara dhe 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, le të vendosim të çmojmë, të vlerësojmë, të mbrojmë dhe të përtërijmë demokracinë; për të kujtuar aspiratat e atyre që shpallën pavarësinë – qoftë në vitin 1776 në Filadelfia apo 1991 në Sheshin Skënderbej; dhe për të luajtur rolin tonë në bërjen e atyre aspiratave më të vërteta për brezin e ardhshëm.”

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Shëngjin, makina hedh përpjetë motoristin

 

Të fundit

Ambasada amerikane feston 245-vjetorin e SHBA/ Yuri Kim: Le të vlerësojmë, të mbrojmë dhe të përtërijmë demokracinë

Në Ambasadën Amerikane festohet sot ditëlindja e 245-të të Shteteve të Bashkuara. Në një postim në Tëitter, ambasada amerikane...

Miku i familjes Gjoka në Velipojë: Uji i pishinës iu ka hequr një pjesë të lëkurës se trupit

Të tjera dëshmi të rënda vijnë nga Velipoja, aty ku shpërtheu bombola e gazit, duke plagosur katër anëtarët e familjes Gjoka, pronarë të një...

Qëlloi motrën me çifte, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë

Arrestohet 60 vjeçari Seit Danaj, i cili dy ditë më parë ka plagosur me çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe në Vlorë, duke e...

57-vjetori i kryeministrit Rama përkon me Ditën e pavarësisë së SHBA: Gëzuar 4 korrikun Amerikë

‘Gëzuar 4 korrikun Amerikë’ është urimi i këtij mëngjesi i Kryeministrit Edi Rama për Ditën e pavarësisë së SHBA teksa ka postuar në rrjetin...

Detaje të frikshme nga shpërthimi në Velipojë, punonjësja e ambulancës: Të plagosurit me djegie në 90% të trupit

Detaje rrëqethëse vijnë nga Velipoja, aty ku katër pjesëtarë të një familjeje janë plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e...

Lajme të tjera

Web TV