Detaje të frikshme nga shpërthimi në Velipojë, punonjësja e ambulancës: Të plagosurit me djegie në 90% të trupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje rrëqethëse vijnë nga Velipoja, aty ku katër pjesëtarë të një familjeje janë plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre.

Punonjësja e ambulancës, që ka mbërritur në vendngjarje, ka treguar, se gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë, ndërsa ka shtuar se tre vajzat e reja dhe i mituri kanë pësuar djegie në 85-90% të trupit.

“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit. Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur punonjësja.

Të fundit

PE kritika të forta Greqisë për Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos kritikoi autoritetet greke për politikën bllokuese në procesin integrues të vendit....

Horoskopi ditor, 28 Mars 2024

Dashi Sipas parashikimeve kjo fazë ku keni hyrë do jetë e ndarë në disa pjesë. Në fillim mund të keni vështirësi dhe ditët do jenë...

Lufta kundër malaries nga Giovanni Battista Grassi, një shkencëtar i harruar

Njëqind e shtatëdhjetë vjet më parë lindi Giovanni Battista Grassi, një shkencëtar i harruar të cilit iu mohua çmimi Nobel.  Historia e tij në artikullin...

Felipe Melo: “Dani Alves dhe Robinho duhet të burgosen, unë do të hakmerresha”

Ish-mbrojtësi i Inter-it dhe Juventus-it që tashmë luan me Fluminensen në Brazil, Felipe Melo ka folur së fundmi për dy ish-lojtarë brazilianë të cilët...

Lajme të tjera

Web TV