Miku i familjes Gjoka në Velipojë: Uji i pishinës iu ka hequr një pjesë të lëkurës se trupit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Të tjera dëshmi të rënda vijnë nga Velipoja, aty ku shpërtheu bombola e gazit, duke plagosur katër anëtarët e familjes Gjoka, pronarë të një hoteli.

Miku i familjes Gjoka, 62-vjeçari Zef Zefi, ka treguar ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se kishte dalë në mëngjes për të blerë bukë, kur kishte dëgjuar shpërthimin.

“Dola per të blerë nje bukë dhe kur dëgjova shpërthimin. Vij këndej kur shoh tymin. Keto i kam miq se une jam vellai i gruas i pronarit te kësaj ndërtesës. Kur erdha ketu i gjeta te gjithë në pishinë. Janë zgjuar në mëngjes si çdo ditë për të bërë një kafe dhe sa ka ndezur bombolën e gazit, ka shpërthyer, dhe më duket se ka patur nje rrjedhje. Gjendja është shumë e rënde dhe kanë djegie komplet. Ndoshta uji i pishines i ka bërë mirë por dikush thotë se edhe jo sepse ia ka hequr një pjesë të lëkurës se trupit dhe them ishalla i ka ndihmuar uji. Mbrëmë sa kanë ardhur tek hoteli. Miku ndodhet ne Itali dhe i ka thënë familjes shkoni e pastroni hotelin me idene per te filluar punën se këtu nis me vonesë sezoni turistik. Sa kanë ardhur kane pastruar mbrëmë dhe ne mëngjes ka ndodhur kjo ngjarje”, ka deklaruar miku i familjes Gjoka.


Të fundit

Miku i familjes Gjoka në Velipojë: Uji i pishinës iu ka hequr një pjesë të lëkurës se trupit

Të tjera dëshmi të rënda vijnë nga Velipoja, aty ku shpërtheu bombola e gazit, duke plagosur katër anëtarët e...

Qëlloi motrën me çifte, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë

Arrestohet 60 vjeçari Seit Danaj, i cili dy ditë më parë ka plagosur me çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe në Vlorë, duke e...

57-vjetori i kryeministrit Rama përkon me Ditën e pavarësisë së SHBA: Gëzuar 4 korrikun Amerikë

‘Gëzuar 4 korrikun Amerikë’ është urimi i këtij mëngjesi i Kryeministrit Edi Rama për Ditën e pavarësisë së SHBA teksa ka postuar në rrjetin...

Detaje të frikshme nga shpërthimi në Velipojë, punonjësja e ambulancës: Të plagosurit me djegie në 90% të trupit

Detaje rrëqethëse vijnë nga Velipoja, aty ku katër pjesëtarë të një familjeje janë plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e...

Avioni me 85 persona në bord merr flakë dhe rrëzohet, Ja sa mbijetuan

Një avion ushtarak me 85 persona në bord është rrëzuar në Filipinet jugore. Lajmi është bërë i ditur nga shefi i Forcave të Armatosurave të...

Lajme të tjera

Web TV