Ruçi Pelosit për Ditën e Pavarësisë së SHBA: Demokracia Amerikane, referenca më frymëzuese për ndërtimin e sistemit demokratik

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Në mesazhin e tij, Ruçi thotë se Kushtetuta, Deklarata e Pavaresise dhe demokracia amerikane “janë referencat më domethënse për ndërtimin e shtetit demokratik, mbrojtjen e lirisë së popujve dhe të qytetarëve, garantimin e sigurisë dhe paqes së përbotshme, mbështetjen e zhvillimit dhe të mirëqenies së kombeve dhe popujve të vegjël”.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet më të ngrohta me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kësaj ngjarjeje madhore jo vetëm të historisë së ShBA, por edhe të historisë dhe zhvillimeve botërore.

Deklarata e Pavarësisë dhe themelimi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte një bekim për kombin e madh amerilkan, por edhe për të gjithë popujt liridashës e paqedashës në të gjithë planetin.

Asnjë komb tjetër nuk ka arritur që në rreth dy shekuj e gjysem pavarësi e demokraci të shndërrohet në demokracinë më të madhe, më të fuqishme, më frymëzuese dhe në sistemin e referimit të kombeve që aspirojnë dhe ndërtojnë demokracinë në vendet e tyre.

Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta Amerikane dhe Demokracia Amerikane janë referencat më domethënse për ndërtimin e shtetit demokratik, mbrojtjen e lirisë së popujve dhe të qytetarëve, garantimin e sigurisë dhe paqes së përbotshme, mbështetjen e zhvillimit dhe të mirëqenies së kombeve dhe popujve të vegjël.

Ekzistenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës na bën të gjithë të ndjehemi të barabartë në përpjekjet tona për zhvillim, demokraci, siguri, stabilitet e paqe.
Këtë rol vendimtar të Shteteve të Bashkuara për zhvillimin, demokracinë dhe paqen në botë e ndjejmë veçanërisht ne, shqiptarët.

Lexo edhe :  Koalicioni kundër ISIS/ Xhaçka: Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm, prioritet i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten garantët e mbijetesës së kombit shqiptar gjatë udhëkryqeve të historisë sonë kombëtare, inspirusesit dhe mbështetësit e hyrjes së Shqipërisë në rrugën e lirisë dhe të demokracisë, pas diktaturës komuniste, dhe udhëheqësit e botës demokratike në luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhja më e mençur që ka bërë Shqipëria, në rrugën e saj si një kontribuese për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

Unë dhe Kuvendi i Shqipërisë jemi krenarë për bashkëpunimin me Dhomën e Përfaqësuesve dhe lidershipin Tuaj dhe jemi të bindur se ky bashkëpunim do të vijë duke u zgjeruar e thelluar në të ardhmen”, shkruan Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, në urimin për Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve.

 


Të fundit

Ruçi Pelosit për Ditën e Pavarësisë së SHBA: Demokracia Amerikane, referenca më frymëzuese për ndërtimin e sistemit demokratik

Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi,...

Gjon Muharremaj jep lajmin, ja kur do të mbaj koncertin në Shqipëri

Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremaj, i cili përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”, do të mbajë shumë shpejt një koncert në Shqipëri. Lajmin e bëri...

Aksidenti në Vlorë shoi familjen/ Ekspertiza: “Audi” lëvizte me 160 km/orë

Ka dalë ekspertiza e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi. Bëhet me dije se “audi” që...

Kultivonte kanbis, në pranga 39-vjeçari në Mirditë

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mirditë, ia akuzuar për kultivim kanabisi. Bëhet me dije se është arrestuar...

E rëndë/ E moshuara hidhet nga ballkoni në gjendje depresioni, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një e moshuar i ka dhënë fund jetës. Policia njofton se orës 06:30,...

Lajme të tjera

Web TV