Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë, ku një 33-vjeçare ka rënë pre e dhunës nga kunata dhe vjehrri i saj.
Raportohet se e dhunuara ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk i ka penguar njerëzit e bashkëshortit të 33-vjeçares që të shkojnë në shtëpi dhe ta dhunojnë bashkë me fëmijët.
Ndërkohë, sipas babait të të dhunuarës i cili ka bërë edhe denoncimin, kjo ka nisur që në datë 16 janar, ndërsa mësohet se situata ka përshkallëzuar që pas zhvillimit të seancës së fundit gjyqësore mes tyre.
Babai i 33-vjeçares shprehet se ai kërkon drejtësi për gjithë këtë situatë, ndërsa shton se vajza e tij ka kërkuar divorcin dhe kjo ka qenë arsyeja e dhunës ndaj saj. Sipas avokates së të dhunuarës, kjo e fundit ndodhet në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore si pasojë e plagëve të mëdha të marra nga rrahja e njerëzve të bashkëshortit.