Ja se si xhenxhefili mbron organizmin nga dhjami i tepërt…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike. Sipas disa të dhënave konsumimi i xhenxhefilit është një metodë e zgjuar dhe e thjeshtë parandaluese e shumë problemeve.

 

Një nga shqetësimet që nuk po i kushtohet shumë vëmendje është pikërisht tretja. Mjekë dhe studiues të ndryshëm kanë vërtetuar se tretja është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës apo dhe përkeqësimit të simptomat e diabetit e tipit 2.

 

Si ndikon xhenxhefili në organizëm?

Arsyeja se pse xhenxhefili është ushqimi ideal për eliminimin e dhjamit në organizëm, vjen si pasojë e fotoenzimave dhe antioksidantëve të shumtë që ai përmban. Këto dy substanca luajnë rolin kryesor në djegien e dhjamit, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës, përveç të tjerave. Gjithashtu xhenxhefili ka aftësi parandaluese për inflamacionin, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, si dhe formimin e kalcifikimeve në kapilarë dhe arterie.

 

Cila është mënyra e duhur për ta konsumuar?

Nuk është fare e rëndësishme. Mund ta pini si çaj, ta konsumoni si erëz, apo dhe të përfshirë nëpër gatimet tuaja, efekti do të jetë i njëjtë. Në momentin që xhenxhefili bie në kontakt me enzimat tretëse të stomakut, fillon të përshpejtojë tretjen me 30%. Pasi substancat e tij përthithen nga organizmi, fotoenzimat nxisin djegien e dhjamit dhe heqin ndjesinë e urisë. Duke qenë se masa e dhjamit dhe yndyrnave në trup bie ka një ndryshim të dukshëm në nivelet e kolesterolit.

 

Xhenxhefili dhe shëndeti i organeve jetësore

Të dhëna nga studime të ndryshme tregojnë dhe funksionin e xhenxhefilit për ekuilibrimin e tensionit të gjakut. Aftësitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë të mundur shkrirjen e yndyrnave që grumbullohen në kapilarë dhe arterie. Kjo rezulton në një qarkullim gjaku më të mirë dhe si pasojë zemra është e mbrojtur.

Lexo edhe :  Pesë ushqime që mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit

 

Një tjetër pasojë pozitive që ka xhenxhefili në organizëm është pikërisht shkrirja e dhjamit që krijohet rreth organeve. Diçka e tillë lehtëson dukshëm funksionin dhe përmirëson shëndetin e tyre. Gjithashtu xhenxhefili lehtëson edhe dhimbjet muskulare. Duke qenë se përmirëson qarkullimin e gjakut, muskujt furnizohen më mirë me oksigjen. Por jo vetëm kaq, kjo erëz lufton inflamacionin e tyre dhe nxit rigjenerimin e qelizave muskulare.

 

 

Burimi / AgroWeb.org


Të fundit

Ja se si xhenxhefili mbron organizmin nga dhjami i tepërt…

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj...

Përzierja e vaksinave kundër COVID-19 ofron mbrojtje të mirë

Marrja e dy dozave të ndryshme të vaksinave kundër koronavirusit, ofron mbrojtje të mirë kundër pandemisë, ka gjetur një studim në Mbretëri të Bashkuar. Studimi...

Gripi i verës apo ethet disa ditore/ Mjeku infeksionist: Shenjat ngjasojnë me Covid-19, kujdes në bregdet dhe me ushqimin

Mjeku infeksionist Tritan Kalo i bën një apel qytetarëve që në stinën e verës të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë trupin të hidratuar, por...

Sëmundja: Kur nuk flet goja, flet trupi

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor Nga një ftohje e zakonshme, te çrregullimet e të ngrënit, ne mund të identifikojmë rrënjët psikologjike prapa shkaqeve...

Kush ishin anglo-saksonët? Fise paqësore apo barbare?

Format e kafkës së anglo-saksonëve antikë, kanë zbuluar se ata ishin të lidhur jo aq midis tyre nga trashëgimia gjenetike, sesa gjuha dhe kultura...

Lajme të tjera

Web TV