Kolegu i pilotit grek tregon bisedën e tij të fundit me Carolinën: Ajo më tha se donte të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piloti Giannis Halvatziz, një ndër kolegët e Babis Anagnostopoulos, ka dhënë një intervistë për mediat greke, ku është mes të tjerash shprehur se 32-vjeçari ishte i ftohtë dhe disi narcist.

Përsa i përket vrasjes së Carolinës, ai ka treguar se lajmi iu ka rënë të gjithëve si bombë, duke shtuar se nuk mendonte kurrë që Babis mund të vriste një njeri.

“Babis ishte gjithmonë pak i largët dhe i ndrojtur, i mbyllur. Ai ishte një pilot i mirë, por edhe pak narcist. Diçka që është disi normale, kur je pilot në një moshë kaq të re. Ne e kishim parë Caroline dhe na bëri përshtypje mosha e saj (e mitur) dhe marrëdhënia e tyre. Ai nuk na tregoi sa vjeç ishte, por dukej sikur ajo ishte një vajzë e vogël. Gjëja e fundit që më shkonte në mendje ishte që Babis do të vriste një njeri. Në fakt, ai i donte shumë edhe kafshët. Prandaj më bëri përshtypje që ai vrau qenin”, ka deklaruar ai.

Piloti është ndalur dhe te një bisedë e tij me Carolinën, pak para martesës me Babis.

“Ajo ishte e qeshur, bashkëpunuese, një vajzë shumë pozitive, por dukej se ishte e vogël. Ajo më tha se ata do të martoheshin në Portugali dhe kur e pyeta pse? Ajo më tha “ne duam ta jetojmë martesën tonë si një përrallë”, ka thënë ai.

Të fundit

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit, detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit. Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa...

“Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit”/ Gazetari: Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal, e madje sipas tij së...

Protesta para bashkisë së Tiranës, Meta: Kjo është opozita e vërtetë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në rrjetin e tij social "facebook" ka postuar foto nga protesta që mbajti sot opozita para bashkisë...

Lajme të tjera

Web TV