Pjesa e mbetur e bllokut të pallateve që u shembën në Miami, u shkatërruan plotësisht me eksploziv për shkak të frikës së sigurisë ndërsa një stuhi tropikale po afrohet.
Një pjesë e ndërtesës u shemb në 24 qershor duke shkaktuar 24 viktima dhe zhdukur 121 të tjerë.
Struktura e mbetur e ndërtesës u shemb në mënyrë që përpjekjet për kërkimin e trupave të mund të rifillonte në mënyrë të sigurt.
Përpjekjet për të kërkuar trupat e viktimave në rrënoja u pezulluan para shkatërrimit të planifikuar, ndërsa priten të rifillojnë menjëherë.